Connect with us

Featured

20 mënyra se si ta bëni një dhomë të duket e madhe

Published

on

Keni një kuzhinë e vogël, tavane të ulëta, hapësira të vogla? Të gjitha këto mund të bëjnë të mendoni se keni pak mundësi për ta stiluar shtëpinë tuaj pikërisht ashtu si ju dëshironi. Në fakt, ka shumë mënyra për të nxitur imagjinatën tuaj. Duhet vetëm të dini sesi të zgjeroni hapësirën ose përceptimin e hapësirës, që keni në dispozicion.

Për t’ju ardhur në ndihmë këtu po listojmë disa këshilla, të cilat mund t’ju ndihmojnë për të transformuar hapësirat e vogla të shtëpisë tuaj.

1. Zgjedhni perdet e duhura

Nëse zgjidhni perde me ngjyrë të njëjtë me atë të mureve, kjo do të japë një ndjesi volumi në dhomën tuaj. Shmangni zgjedhjen e perdeve të trasha, të rënda dhe të gjata.

 

2. Sa më shumë dritë natyrale të jetë e mundur

Mos i përdorni parvazet e dritareve si rafte librash dhe as mos vendosni lule mbi to. Xhamat e dritareve duhet të jetë gjithmonë plotësisht të qartë dhe të pastër. Edhe dhoma më e vogël, nëse mbushet me dritën natyrale, do të jetë një dhomë e rehatshme, e ajrosur dhe komode.

 

3. Mobilje me këmbë

Mënyra më e mirë për të rritur hapësirën apo perceptimin e saj në një dhomë është duke pasur çdo mobilje dhe orendi të shtëpisë me këmbë dhe jo të ngjitura me dyshemenë, qoftë ky divan, krevat, tavolinë pune, dollap apo komodinë.

 

4. Një shtëpi e rregullt

Mendoni me kujdes sesi t’i ruani gjërat në shtëpinë tuaj dhe kushtojini vëmendje për ta mbajtur atë gjithmonë të pastër dhe të rregullt pa këpucë, rroba dhe objekte të tjera para syve. Shmangni të pasurit shumë jastëkë dhe dekorime të tjera. Ndjesia e kaosit në shtëpi, për disa mund të jetë e rehatshme, por kjo rrit më shumë perceptimin e mungesës së hapësirës.

 

5. Ngjyra bazë në arredimin e shtëpisë  duhet të jetë neutrale

Nuk gaboni kurrë nëse zgjidhni ngjyra pastel të lehta për muret, tavanin apo dyshemenë dhe disa mobilje. Do të habiteni se sa shumë kjo gjë rrit ndjesinë e hapësirës në një dhomë të vogël.

 

6. Përdorni copa të blera vetë

Mos kini frikë të blini një copë dhe ta përdorni atë në vende të ndryshme si për shembull për: jastëkët, perdet apo pecetat e tavolinës. Copa e njëjtë, e cila përdoret në vende të ndryshme brenda shtëpisë, rrit ndjesinë e hapësirës.

 

7. Përdorni mobilje shumë-funksionale

Është gjithmonë mirë të keni një mobilje që ka shumë përdorime. Për shembull, një divan i cili kthehet në një krevat, një tryezë kuzhine, që paloset etj. Hapësira në një dhomë të vogël nuk duhet të jetë statike. Sa më shumë të zhvendosni gjërat në dhoma të ndryshme ose të ndryshoni pozicionin e tyre, aq më shumë hapësirë do të keni.

 

8. Përdorni pasqyrat

Pasqyrat e vendosura afër dritareve janë të rëndësishme në krijimin e ndjesisë së një hapësire më të madhe.

 

9.Bëni një zgjedhje të balancuar të mobiljeve

Kufizimi për të pasur mobilje të mëdha është një mënyrë e mirë për të “kursyer hapësirë”. Përpiquni të zgjidhni mobilje me madhësi të njëjta me njëra-tjetrën, por të jenë sa më të pakta në numër.

 

10. Përdorni lartësinë e dhomës për një efekt sa më të mirë

Një mënyrë e mirë për të kursyer hapësirë është të keni një raft librash ose çfarëdo lloj rafti, i cili të jetë i lartë duke filluar nga dyshemeja deri në tavan. Në fillim mund të duket tepër e madhe, por do të vini re ndryshimin, sesa hapësirë do të ruani.

 

11. “Zmadhoni” dritaret

Varini perdet lartë në mur, afër tavanit deri poshtë në dysheme, por me kusht që të mos jenë shumë të errëta ose të trasha që të pengojnë dritën. Kjo do të krijojë ndjesinë e një hapësire më të madhe.

 

12. Raftet mbajini të pastër dhe me rregull

Duke lënë disa hapësira bosh në raft, i jep më shumë frymë dhomës. Vendosini librat e mëdhenj sa më afër dyshemesë, kurse fotografitë më lart.

 

13. Mos i mbështesni të gjitha mobiljet në mur

Mos kini frikë të vendosni një tavolinë apo divan në mes të dhomës., me qëllim që të krijoni një hapësirë të rehatshme dhe funksionale, jo një pistë vallëzimi. Nëse mbështesni gjithçka në mur kjo rrit ndërgjegjësimin tuaj se sa pak hapësirë keni.

 

14. Theksoni një faqe muri

Të pikturosh një faqe te murit të dhomës me ngjyrë më të theksuar ju jep ndjesinë e një hapësire të madhe. Gjithashtu për të pasur të njëjtin efekt mund të përdorni edhe letrat dekoruese për mure.

 

15: Një tavan me ngjyrë të çelët

Disa thonë se tavani në një dhomë të vogël duhet të jetë gjithmonë i bardhë, por kjo nuk është aspak e vërtetë. Provoni ta lyeni atë një ngjyrë të ndritshme dhe do të impresionoheni sa shumë hapësië do ketë dhoma.

 

16. Përdorni një dysheme me shirita

Ky opsion sigurisht nuk është për shijen e të gjithëve, por ajo mund të vërtetë të ndihmojë për të krijuar idenë e një hapësire të madhe.

 

17: Përdorni mobilje transparente

Një tavolinë prej xhami apo karrige transparente të cilësisë së lartë, janë një zgjidhje e shkëlqyer për dhomat e vogla.

 

18. Disa burime ndriçimi

Ndriçimit në një dhomë duhet të jetë i ndryshëm. Abazhurët që mbështeten në tokë, abazhurët e tavolinës, abazhurët e vendosura në mur, të gjitha këto bëjnë punë në një dhomë të vogël. Nëse ndriçimi drejtohet për lart, kjo do ta bëjë edhe më të ndritshme dhomën.

 

19. Përdorni piktura për dekor

Ka vend për vepra arti edhe në dhoma të vogla. Në fakt, një pikturë e madhe mbështetur në mur, mund të bëjë hapësirën të duket më e madhe.

 

20. Dyer të larta

Featured

Kompanitë kosovare ftohen të respektojnë Ligjin gjerman të furnizimit

Published

on

Ligji Gjerman i Zinxhirit të Furnizimit (Lieferkettensorgfaltspflichtengesetz – LkSG) ka hyrë në fazën e dytë të zbatimit më 1 janar 2024, duke zgjeruar fushëveprimin e tij për të mbuluar të gjitha kompanitë në Gjermani me mbi 1000 punonjës.

Zgjerimi do të shtojë rreth 2,000 kompani gjermane në kuadrin rregullator. Këto kompani do të aplikojnë kriteret që parashihen me ligj përgjatë gjithë zinxhirit të tyre të furnizimit dhe tek furnitorët jashtë Gjermanisë. Përfshirë këtu kompanitë nga Kosova që janë furnitorë të kompanive gjermane, apo që synojnë të bëhen furnitorë për kompani gjermane.

Ligji për Zinxhirin e Furnizimit u miratua në vitin 2021 dhe zyrtarisht hyri në fuqi më 1 janar 2023, duke iu kërkuar kompanive gjermane të plotësojnë kritere për të siguruar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut dhe çështjet mjedisore në zinxhirët e tyre të furnizimit global.

Ligji implementohet në tri faza: Në fazën e parë, ligji gjerman u aplikua për kompanitë me mbi 3000 punonjës në Gjermani. Përafërsisht 900 kompani të mëdha gjermane u detyruan ta zbatojnë ligjin.

Në vitin e parë të zbatimit, Zyra Federale për Çështjet Ekonomike dhe Kontrollin e Eksportit (BAFA) ishte përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e ligjit. BAFA kreu 486 inspektime të kompanive të mëdha për të vlerësuar pajtueshmërinë. Vlerësimi i përgjithshëm i BAFA ishte pozitiv, duke gjetur se kompanitë ishin përgjithësisht të suksesshme në krijimin e sistemeve dhe proceseve të nevojshme për të përmbushur kërkesat e Ligjit në fazën e parë.

Megjithatë, zgjerimi i zbatueshmërisë së Ligjit Gjerman të Zinxhirit të Furnizimit në ndërmarrjet e  mesme pritet të paraqesë më shumë sfida.

Kompanitë kosovare që nuk i zbatojnë kushtet e parapara me këtë ligj, nuk do të mund të vazhdojnë apo fillojnë eksportin në Gjermani.

Continue Reading

Aktuale

‘Autostrada Hangar’ do të hapë dyert për publikun më 5 Mars 2022

Published

on

Autostrada Hangar synon të gjenerojë bashkëjetesë mes komuniteteve duke punuar dhe prodhuar së bashku si një ekip dhe do të përdoret veçanërisht për të plotësuar nevojën urgjente të një edukimi joformal dhe programeve të ndërtimit të aftësive në mënyrë që të fuqizojë të rinjtë në Kosovë dhe rajon.

“Edhe pse hapësira jonë u përdor si një nga ambientet kryesore të edicionit të tretë në 2021, ku patëm një vit mjaft të suksesshëm me ekspozitën tonë ndërkombëtare, programin e zhvillimit të aftësive dhe edukimit, më 5 mars ajo do të jetë gati të hapë dyert e saj me një dizajn i ri dhe një program vjetor.

Deri më tani, ne kemi qenë të përkushtuar për të institucionalizuar “Autostrada Hangar” si institucioni i vetëm i artit bashkëkohor në Prizren përmes krijimit të një programi publik vjetor bazuar në nevojat e komuniteteve dhe partnerëve duke ndjekur parimin e gjithëpërfshirjes, duke e bërë programin të hapur për komunitete të ndryshme dhe më shumë. ekologjikisht të qëndrueshme”, shkruan në njoftim./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Asociacioni i Arkitektëve shpallë zgjedhjet për kryetar

Published

on

Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, njofton se duke u bazuar në Ligjin Nr. 06/L-043, për Lirinë e Asocimit ne Organizata Joqeveritare dhe Nenit 27, të Statutit të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, të vitit 2020, shpallë Zgjedhjet e rregullta për Kryetarin e AAK-së

Kuvendi zgjedhor i Asociacioni i Arkitektëve kosovar, do të mbahet të mërkurën, më 30.03.2022 nga ora 17:00, në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës – Prishtinë.

Ftohen, të gjithë anëtarët e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës që të marrin pjesë në kuvendin zgjedhor, dhe në frymën e konkurrencës së lirë dhe kandidimit, të shprehin vullnetin e tyre për tu kandiduar për pozitën e kryetarit të a-a-k, duke u mbështetur në nenin 33, të statutit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending