Featured
Prishtina sot dhe dikur (FOTO)
Padyshim se Prishtina ka përjetuar ndryshime drastike vitet e fundit, por këtë dallim do ta keni edhe më të qartë pas krahasimit të Prishtinës nëpër disa foto. Foto të cilat ishin shkrepur gjatë viteve 90-të por edhe më herët.
Dallimet mund t’i vërejmë në shumë pjesë të qytetit për të mos thënë në gjithë qytetin. Ndryshimet fillojnë që nga pjesa e njohur si “Veterniku”, rruga e cila të mundëson çasje drejtë qendrës së qytetit, dhe në rrugët e pjesët e tjera të Prishtinës.
Kur jemi tek ndërtimet shihet që në masë të madhe ato kanë evoluar dhe janë ngritur blloqe dhe ndërtesa pas periudhës së pas luftës. Sigurisht, që edhe struktura, planet e ndërtimit dhe dizajnit të tyre ka ndryshuar.
Se a kanë qenë këto ndryshime pozitive apo negative sa i përket ndërtimit në përgjithësi mbetet që të vlerësohet individualisht. Por, një gjë është e pamohueshme, se po të rikthemi prapa në kohë dhe t’i shohim fotografitë e viteve 80 e 90-të të ngjallë nostalgji.
Ndërsa, në fotot e mëposhtme shihet Prishtina e vitit 2017. Krahasimet, vlerësimet dhe gjykimet mbeten në dorën tuaj.
You must be logged in to post a comment Login