Featured
Ja si do të dukej perfekte dhoma juaj e ndejës [foto]
Nuk do thotë se domosdoshmërish dhoma juaj ku qëndroni gjatë ditës duhet të ketë shumë dizajne moderne që ajo të jetë e veçantë.
Ju mund të arrini që përmes përdorimit efikas të ngjyrave dhe mobileve ta bëni unik sallonin tuaj.
Përdorni ngjyrën për të nxjerrë në pah arkitekturën ekzistuese ose për të shtuar veçantinë në një dhomë pa karakteristika arkitekturore. E nëse keni dilemë se cilat ngjyra duhet t’i përdorni saktësisht, ne do iu lehtësojmë përzgjedhjen tuaj.
Ngjyrat të cilat preferohen më së shumti për sallone janë e vjollce e mbyllët, vjollce e hapur, ngjyra hiri, kafe dhe e kremta.
Këto ngjyra sipas kompanisë amerikane Sherwin Williams klasifikohen si ngjyra të cilat krijojnë një ambient pozitiv dhe janë ngjyra të përshtatshme për syrin e njeriut pasi pranohet më lehtë për shkak të nuancave që përmbajnë.
Përveç ngjyrave rol të rëndësishëm në kompletimin e duhur të dhomës suaj luajnë edhe mobilet të cilat përzgjidhi që ta kompletoni dhomën tuaj të ndejës.
Fotot në vazhdim sqarojnë më detaisht se si mund të duket dhoma e ndejës duke pasur parasysh kombinimin e ngjyrave dhe mobilieve.
You must be logged in to post a comment Login