Aktuale
Ndërtimet pa leje përplasin deputetët: “ LDK e VV po e bllokojnë Shpend Ahmetin”

Projektligji për trajtimin e ndërtimeve pa leje ka përplasur deputetët e pozitës dhe opozitës, kjo pasi opozita, saktësisht LDK dhe Vetëvendosje, dolën kundër votimit të këtij projektligji, shkruan Ndërtimi.info.
Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ku po bëhet shqyrtimi i dytë i këtij projektligji, u tha se nëse nuk votohet ligji, kjo çështje rrezikon të përfundojë në Burksel.
Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi tha se LDK-ja dhe Vetëvendosje nuk po duan të marrin pjesë në votim, pasi sipas tij qëllimi është bllokimi i kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti.
“Ju votoni si opozitë, votoni kundër. Me mos-votim po doni të arrini qëllimin e bllokimit të Kuvendit. I vetmi qytet që ka më së shumti problem me ndërtime pa leje është Prishtina. LDK-ja dhe VV-ja janë kundër, ndoshta po doni me blloku Shpend Ahmetin, vazhdoni por po i bllokoni bizneset dhe qytetarët dhe kjo nuk do të iu kryejë punë”, tha ai.
Mos-votimin e këtij projektligji, deputeti i Vetëvendosjes Liburn Aliu duke thënë se njëherë duhet të ndalen ndërtimet pa leje, pastaj vjen ligji.
“ Nuk mund të jemi kundër ligjit, por ka me qenë jo funksional nëse qeveria nuk i ndal ndërtimet pa leje, edhe të vetat. Ndalni ndërtimet pa leje, tani ligji. Qeveria është ndërtuesi më i madh i ndërtimeve pa leje, jo qytetarët”, u shpreh Aliu.
Në anën tjetër sipas deputeti i LDK-së, Armend Zemaj pozita po tentojë të edukojë opozitës si të votojë, derisa tha se kjo është dhunë dhe kanosje.
Akuza se qëllimi është bllokimi i kryeqytetit pati edhe nga ana e deputetes së AAK-së, Teuta Haxhiu.
“Po shihet publikisht që nuk janë të interesuar me zhvillu Prishtinën, por me blloku Prishtinën dhe Kuvendin. Për të zhvilluar kryeqytetin është ligji në fjalë”, deklaroi ajo./Ndërtimi.info/
