Aktuale
Tavolina nga IKEA që ju mëson të gatuani

Kuzhina është një nga pjesët më të rëndësishme të shtëpisë dhe ashtu sikurse tualeti, është e domosdoshme që në të të jenë të vendosura pajisjet kryesore, të cilat lehtësojnë procesin e gatimit dhe e njëkohësisht të pastrohet kollaj.
Po kësaj radhe është gjigandi i mobiljeve Ikea, e cila ka prezantuar një koncept futuristik për një tavolinë hi-tech që do t’ua ndryshojë tërësisht mënyrën e të gatuarit dhe jetuarit.
Ikea ka parashikuar se si kuzhinat e së ardhmes do të duket, dhe ideja e saj më revolucionare është një tavolinë që ju mëson se si të gatuani! Koncepti i kuzhinave për 2025 nga Ikea është prezantuar në “Milan Design Week” të këtij viti, dhe ka si qëllim të tregojë se si njerëzit do të jenë të gjendje të gatuajnë, ruajnë ushqimin për një kohë të gjatë.Karakteristika futuristike të kësaj tavolinë përfshijnë enët ftohëse/konservuese, të cilat do të mbajnë ushqimin të freskët dhe më gjatë, si edhe një sistem riciklimi i cili i ndan automatikisht materialet.
Ikea ka prezantuar konceptin “A Table For Living” për t’ua lehtësuar procesin e të gatuarit. Me anë të një projektori mbi një tavolinë, teknologjia mund të “nxjerrë” receta dhe imazhe në sipërfaqen e saj dhe t’ju tregojë se si mund të bëni një gatim, ose ju sugjeron ushqimin në bazë të përbërësit që ju duhet. Tavolina gjithashtu do të peshojnë përbërësit tuaj dhe do t’ju lajmërojë kur doza është më e madhe se sa duhet!
Kjo tavolinë hight-tech gjithashtu përmban një pjanurë me pllakë qeramike, ku ju mund të gatuani direkt ushqimin tuaj, thjesht duke vendosur një tigan direkt mbi tryezë.
Sipas burimeve të Ikea-s, “Kjo tavolinë është një teknologji e rastesishme: mjete që na japin kontroll dhe udhëzime kur ne kemi nevojë për të, por janë të fshehura ndryshe – një thjeshtësi në sipërfaqe që minimizon shpërqëndrimin dhe lejon një angazhim të plotë në procesin e të gatuarit”.
Ikea e sheh atë si një “sipërfaqe për përgatitjen, pjanurë, tavolinë ngrënie, tavolinë punë dhe një zonë ku fëmijët mund të luajë”, me synimin për të “ndihmuar që gatimi të jetë më i sigurtë, duke bërë të mundur që ushqimi juaj mos të shkojë dëm”.
Shitësit me pakicë kanë punuar së bashku me kompaninë e dizajnit Ideo, si dhe studentë në Shkollën e Dizajnit Industrial në Qendrën e Dizajnit Ingvar Kamprad në Universitetin e Lundit, në Suedi, dhe departamentin e Dizajnit Industrial në Eindhoven University of Technology, Në Holandë.
Ide të tjera nga studentët përfshinë “Hannah”, një pasqyrë interaktive që mëson fëmijët se si përdoret ushqimi nga trupi i njeriut; dhe Tom, një lodër hi-tech që inkurajon fëmijët për të mësuar në lidhje me atë që ata hanë.Edhe pse kjo tavolinë për të jetuar është aktualisht vetëm një koncept dhe nuk mund të blihet, Ikea po bën rregullisht përpjekjet për të shtyrë kufijtë e teknologjisë tek mobiljet e saja.
