Arkitekturë
Çatia prej xhami që imiton diellin e verës

Gjatë muajve të zymtë të dimrit, shumë prej nesh nuk mund të shijojnë rrezet e pakta të diellit pasi dita është shumë e shkurtër dhe puna bën që shumica ta humbasë këtë kënaqësi. Tani ka një zgjidhje edhe pse pak e shtrenjtë ajo të krijon iluzionin e verës në çdo dhomë të shtëpisë dhe në çdo kohë të vitit.
Duket si drita e diellit … por nuk është! Ajo është një lloj i ri dritaresh çatie por artificale. E quajtur CoeLux, ajo rikrijon për herë të parë procesin shkencor që e bën të duket blu, sikurse duket qielli. Ajo gjithashtu krijon një iluzion të thellë për ta bërë diellin të duket sikur është lart në qiell.
E projektuar nga një grup studiuesish në Universitetin e Insubria-s, dritarja artificiale ka një cmim prej 61 mijë dollarësh, dhe imiton qiellin dhe diellin duke përdorur një fenomen të njohur si “Rayleigh scattering” (Shpërndarja e spektrit të ngjyrave, ngjyra e kaltër e qiellit i atribuohet faktit se molekulat e ujit kanë si tendencë të mëtojnë vale në anën e ulët të spektrit dritor çka i përket dritës blu).
CoeLux është një dritare artificiale që imiton pamjen vizuale të diellit dhe qiellit duke përdorur një shtresë të fortë me nanogrimca që prodhojnë dhe shpërndajnë rrezet më valë të shkurtëra, të cilat më pas shkaktojnë që qielli të duket blu, për shembull, kur gjatësia e valës blu udhëton nëpër atmosferë ajo shpërndahet nga grimcat e tjera për ti dhënë qiellit ngjyrën e saj.
Teknologjia CoeLux përdor një parim të ngjashëm për të detyruar dritën nga një llambë standarde të shpërndahet në të njëjtën mënyrë si procesi i mësipërm. Dhe kjo teknologji mund të imitojë në mënyrë specifike shkëlqimin dhe cilësinë e dritës sidomos të tropikëve të Mesdheut dhe Evropës Veriore.
Për shembull, CoeLux 60 prodhon rrezet e “ftohta vertikale” me kontrast maksimal ndricimi të dritës dhe hijes, siç shihet edhe në rajonet tropikale. Dritarja artificiale CoeLux 45 përmban një rreze 45 gradë, me një bilanc të barabartë dhe të lehtë të hijes. Ndërsa CoeLux 30 përdor një kënd 30 gradë të rrezeve në raport me horizontin, tipike e dritës natyrore nordike. Shtresa brenda çdo dritarje artificiale gjithashtu krijon një iluzion të thellë për ta bëra “diellin” të duket mjaft larg.
Sipas zhvilluesve, “CoeLux është një sistem optik i bazuar në teknologjinë nano për të riprodhuar artificialisht dritën natyrore dhe pamjen vizuale të diellit dhe qiellit. Ajo të ofron një mundësi të madhe për përparimin e arkitekturës së shtëpive duke krijuar një ndjesi të hapësirës së pafundme.
CoeLux është ideale për në aeroporte, zyra, palestra, muzeume, si dhe në rrjetet nëntokësore dhe garazhet e parkimit. Përveç kostos 61,000 dollarëshe për teknologjinë, instalimi kushton 7,600 dollarë dhe kërkon të paktën një metër tavan që të përshtatet. CoeLux shpreson se teknologjia mund të përdoret gjithashtu për të trajtuar edhe çrregullimet sezonale të emocioneve (SAD) dhe kushteve të tjera.
Shefi ekzekutiv dhe profesori i asociuar i Optikës dhe Eksperimenteve Fizike, Paolo Di Trapani tha se: “Përveç SAD, ne shohim shumë aplikime të mundshme të CoeLux në spitale. Natyrisht, që CoeLux është parashikuar për të përmirësuar cilësinë e trajtimit të përgjithshëm, në lidhje me ngushëllimin dhe relaksimin, me përfitim kjo edhe për pacientin në spitale.”
