Aktuale
Aplikimi për regjistrim të objekteve në Drenas vetëm deri më 20 korrik
Për të gjitha kompanitë ndërtimore apo pronarët e objekteve kolektive të banimit, Komuna e Drenasit ka bërë thirrje që të dërgojnë kontratat e njësive banesore apo lokaleve afariste, të cialt nuk janë të regjistruara në Zyren e Tatimit në Pronë.
Dokumentet e nevojshme për regjistrim të objektet të gjithë pronarët mund t’i dorëzojnë deri më 20 korrik.
“Në bazë të Ligjit nr. 03/L-204 për Tatimin në Pronën e Paluajtshme, neni 10,pika 1,2,3 dhe nenit 24 për Regjistrimin e Pronave të Paluajtshme, si dhe UA nr.03/2011, udhëzimit administrativ për Mbledhjen dhe Regjistrimin e Informatave për Pronën dhe Tatimpaguesin. Prandaj, i njoftojmë të gjitha ato kompani ndërtimore apo pronarë të cilë nuk i kanë të kryera obligimet ndaj Zyrës së Tatimit në Pronë, që të sjellin dokumentet për objektet e tyre apo kontratat, për regjistrimin e objekteve të tyre, ashtu si janë të obliguar më ligj, më së largu deri më 20.07.2018″, thuhet në kumtesën e Komunës së Drenasit.
Sipas Komunës së Drenasit, ndaj atyre që nuk kryejnë obligimet do të pasojnë masat e detyrueshme konform Ligjit dhe UA-ve të cilat janë fuqi si vijon: Në bazë të Ligjit nr. 03/L-204 për tatimin në pronën e paluajtshme, neni 10,pika 1,2,3 dhe nenit 24 për Regjistrimin e Pronave të Paluajtshme, si dhe UA nr.03/2011, udhëzimit administrativ për Mbledhjen dhe Regjistrimin e Informatave për Pronën dhe Tatimpaguesin.




