Aktuale
Aliu: Të sqarohen në hollësi 53 milionët dhënë Bechtelit

Në Kuvendin e Kosovës po mbahet interpelanca e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj për pagesën e penalltisë se 53 milionëve kompanisë “Bechtel&Enka” që po kryen punët për ndërtimin e Autostradës “Arbën Xhaferi”.
Se për të parë si janë bërë punët në këtë autostradë, deputeti i Vetëvendosjes Libun Aliu po thotë se vetëm njëherë për të kaluar nga kjo rrugë do të shihen punët jo të mira që janë bërë.
Aliu në foltoren e Kuvendit të Kosovës tha se janë 30 vende të ndryshme të autostradës ku ka shembje të rrugëve e të cilat janë improvizuar në mënyrën më të shëmtuar duke shtuar se ka edhe shumë dëmtime tjera, raporton Ndërtimi.info
Për gjithë situatën e krijuar për këtë autostradë Aliu kishte shpresuar që do ta pengonte Qeveria në krye me Haradinajn, por që kjo sipas tij u bë veç edhe më keq.
“Ajo çka kisha lut nga qytetarët dhe deputet që me shku me i ra me pa se qysh është bërë ajo autostradë. Janë 30 vende të ndryshme që kjo autostradë ka shembje dhe që me improvizime të shëmtuar janë munduar të rregullohen. Nëpër rrugë asfalti i kësaj autostrade në 15 vend është intervenuar dhe janë kilometra të tërë, dhe sidomos shiriti i djathtë dëmtimet janë shumë të mëdha. Kjo është autostrada për të cilën ne kemi paguar gati 1 miliardë euro. Janë 7-8 vite që ne po merremi me këtë autostradë. Kemi shpresuar që mos kjo qeverisje me qeverisen Ramush Hradinaj do ta pengonte, pro fatkeqësisht jo veç që e se ka pengu por edhe më keq ka shkuar”, tha Aliu.
Pagesa e 53 milionë eurove nga Qeveria e Kosovës sipas Aliut ka dalë si rezultat që nuk ka bazën te puna konrkete. Megjithkëtë ai ka paraqitur edhe atë se pse Minsitria e Infrastrukturës ka bërë marrëveshje me kompaninë “Bechtel&Enka”-n pa konsultuar Hill Internacional si autoritet konpetentë për vlerësimin e punës.
“Pse është anashkalu mendimi, opinioni i kompanisë Hill Internacional. Ata kanë thënë jo 63 milionë euro, mund të flitet vetëm për shtyrjen e kontratës, për atë që ka pas edhe marrëveshje më gerët. Pse është dashtë me dhënë edhe miliona tjerë pa e konsultuar fare. Pse ministria shkon me Bechtelin nënshkruan marrëveshje pa e thirr autoritetin që me kontratë është kompetentë që me vlerësu punën. Pra këtu është problemi, që 53 milionë eurot kanë dalë si rezultat i një marrëveshje e cila nuk e ka bazën te puna konkrete e kryer dhe për këtë unë mendoj që duhet kërkohet llogari. Ky 53 milionësh duhet të sqarohet në hollësi. Pse jepen para për pajisjen që është përgjegjësi e kontraktorit”, theksoi Aliu.
