Aktuale
Zemaj ngrit shqetësim për Hidrocentralin “Lloqan”, kompanitë janë fiktive

Ndërtimi i Hidrocentralit në rrjedhën e lumit në Grykën e Lloqanit, ishte shqëtësimi që ngriti të mërkurën në seancën e Kuvendit të Kosovës, deputeti nga radhët e LDK-së, Armend Zemaj.
Zemaj tha se qytetarët e Deqanit nuk po kanë ujë të pijshëm. Gjersa, shtoi se qytetarët e asaj pjese po shqetësohen se edhe në Grykën e Lloqanit, do të ndodhë krim mjedisor sikurse kishte ndodhur për ndërtimin e Hidrocentralit në Grykën e Deqanit.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, tha madje se edhe kompanitë që kanë pasur të bëjnë ndërtimin e këtyre hidrocentraleve kanë qenë fiktive, dhe se janë krijuar nga njerëz që janë të lidhur me njerëzit e pushtetit.
“Qytetarët e Deqanit po ballafaqohen me mungesë të ujit të pijshëm. Kompanitë janë fiktive dhe janë themeluar nga njërëz që janë në lidhje me pushtetin, dhe janë formuar vetëm pas ardhjes në pushtet të kësaj qevrie, në bazë të regjistrimit në ARBK”, tha Zemaj.
Por, Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Mjedisor, Albena Reshitaj tha se që të dyve kompanive iu është refuzuar leja mjedisore. Ajo tha se këtyre kompanive iu është refuzuar leja, pasi që lokacioni ku kishin planifikuar të ndërtonin hidrocentralin ishte pjesë e zonës së mbrojtur, përkatësisht ishte pjesë e Parkut Nacional “Bjeshkët e Nemuna”.
“ Iu është refuzuar leje mjedisore pasi që kanë shkelur ligjin, pasi që kanë dashur të ndërtojnë në zonën e mbrojtur”.
Për këtë tha se kishte njoftuar, Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit, ndërsa më pas ishte kërkuar edhe që të refuzohet leja mjedisore.
Reshitaj tha se problematikat nuk mund të zgjidhjen bremnda ditës, por se kanë veprime konkrete për mbrojtje të natyrës.
“Edhe punën e hidrocentraeve dhe lumenjeve do të vendosim në bazë të kapacitetve ujore, dhe korniazve ligjore. MInistria është duke punur me përkushtim për mbrojtjen e mjedisit duke u bazuar në kornizën ligjore”, tha ajo./Ndërtimi.info
