Aktuale
Basha paralajmëron Ramën për Teatrin: Do bëjmë gjithçka për ta mbrojtur
Lulzim Basha paralajmëroi kryeministrin Edi Rama që të tërhiqet nga miratimi i projektligjit për teatrin nesër në Kuvend, pasi opozita nuk do e lejojë dhe do bëjë gjithçka per ta ndaluar.
Teksa kreu i PD ftoi qytetarët dhe artistët të protestojnë nesër para Kuvendit, Basha deklaroi se opozita do t’i bëjë presion edhe presidentit Ilir Meta për të mos dekretuar ligjin, nëse kalon në Kuvend.
“Është asgjësuar Gjykata Kushtetuese. Prandaj shpejtojnë për vjedhjen. Rama me veglat e tij kanë ngut. Nëse nesër ka një Gjykatë Kushtuese ky ligj përfundon në kosh. Parimi numër një është se ligji duhet të jetë i përgjithshëm dhe jo për një person. Paralajmërimi im është që Rama të tërhiqet nga miratimi i ligjeve anti-kushtetuese sa nuk është vonë. Ligje të tilla janë shpallje lufte dhe ne do të dimë të përgjigjemi nesër brenda sallës, iu bëj thirrje socialistëve që nuk kanë në sofrën e krimit, t’i bashkohen protestës.
Ne do bëjmë gjithçka që ligji të mos kalojë nesër në Kuvend. Ne do i bëjmë presion presidentit të mos dekretojë ligjin. Ambasadorët të mos mbyllin sytë për këtë shkelje. Ne brenda në sallë do bëjmë punën tonë, ndërsa ju jashtë do bëni punën tuaj për të ndaluar planin e grabitjes”- tha Basha nga protesta e artisëve pranë Teatrit Kombëtar, pasi firmosi peticionin kundër shembjes së godinës historike./lapsi.al




