Aktuale
Pavijoni i Barcelonës, ai që theu tabunë e arkitekturës moderne në vitin 1929
Në mesin e filmave që po shfaqen në kuadër të Festivalit të Arkitekturës, është edhe ai për pavijonin “Miles van der Rohe” nga Fondacioni Mies më Barcelonë.
Si një kryevepër e njohur ne historinë e arkitekturës moderne, Barry Bergdole, kurator në Muzeun e Arkitekturës Moderne dhe profesor në Universitetin Colombiana, tha se rëndësia e ndërtesës vjen nga mungesat e saj, duke pranuar se do të tingëllojë pak provokative.
Detajet e bëjnë këtë pavijon të veçantë, thanë arkitektët.
Për vitin 1929 përdorimin e materialeve si travertini dhe graniti, dhe transparenca e objektit arkitektët e konsiderojnë mjaft hap të guximshëm, mbas edhe tabu për vitin kur ishte ndërtuar.
Ndërsa, dronët, të cilët janë futur në përdorin vitet e fundit, janë të rëndësishëm edhe për arkitektët. Kjo, pasi ata ofrojnë pamje gjithëpërfshirëse të objekteve. E, pikërisht për rolin e tyre në arkitekturë dhe ndërtim, në kuadër të Festivalit të Arkitekturës, u shfaq filmi për dronët, “Elevation”, nga Dezeen.
Filmi shfaq disa nga arkitektë të famshëm si Norman Foster, Mark Dutham, Hana Olrich duke folur për rëndësinë dhe rritjen super të shpejtë të përdorimit të dronëve.
Arkitektët, dizajnerët dhe fotografët që ishin pjesë e filmit të Dezeen tregonin për karakteristikat e dronëve dhe se si e kanë lehtësuar punën e arkitektëve dhe ndërtuesve duke shfaqur pamje gjithëpërfshirëse.





