Connect with us

Aktuale

MPJ tejkalon për reth 15 mijë euro pagesën e qirave për misionet diplomatike

Published

on

Për pagesën e qirave të misioneve diplomatike të Kosovës në Londër, Tokio, Romë e Milano, Ministria e Jashtme ka tejkaluara shpenzimet për 14 mijë e 700 euro.

Tejkalimi i shpenzimeve shkon nga 50 euro deri në 1 mijë e 600.

Këto të paktën janë shifrat e gjetura nga Auditori në raportin për vitin 2017.

“MPJ, paguan qiratë për personelin në misionet diplomatike dhe konsullore në bazë të Udhëzimit Administrativ 03/2012. Në katër misione (Londër, Tokio, Romë dhe Milano) kemi gjetur se ka tejkalim të shpenzimeve të lejuara të qirasë mujore nga 50€ deri në 1,600€. Këto tejkalime kryesisht kanë të bëjnë me qiratë e Ambasadorëve dhe stafit konsullor në misionet e lartëcekura. Nga mostrat e testuara vlera e tejkalimeve ishte rreth 14,700€”, thuhet në raportin e Auditorit.

Mbulimi i pozitave me ushtrues detyre

Rregullorja nr.06/2010 për procedurat e emërimit në shërbimin civil përcakton se asnjë pozitë e lartë drejtuese nuk mund të mbahet me ushtrues detyre më tepër se tre muaj. Në MPJ deri në fund të vitit 2017, tri pozita udhëheqëse mbaheshin me ushtrues detyre duke tejkaluar limitin e lejuar ligjor për mbajtjen e pozitës në këtë formë. Një nga ta është caktuar UD në vitin 2016 dhe dy të tjerët në muajt prill dhe maj 2017. Të njëtjit vazhdojnë ti mbajnë pozitat si UD deri në fund të auditimit për vitin 2017 (prill 2018).

Dobësi në arsyetimin e projekteve të subvencionuara

MPJ kishte bashkëfinancuar organizimin e panairit “Ditët e Prodhimeve të Kosovës” në Kroaci, në vlerë 3,850€. Sipas marrëveshjes, përfituesi i subvencionit ishte i obliguar që pas përfundimit të aktiviteteve, të përgatis raport pune për Ministrinë, të shoqëruar me dëshmitë financiare përkatësisht me faturat për shpenzimet e bëra. Përfituesi kishte sjellë një raport pune, dhe kishte lëshuar një faturë, mirëpo nuk janë bashkangjitur faturat origjinale për shpenzimet e udhëtimit dhe shpenzimet tjera që janë mbuluar nga MPJ, raporton lajmi.net

Mangësi në vlerësimin e tenderit

Në procedurën e prokurimit “Mirëmbajtja e sistemit të vizave” (vlera e kontratës 191,160€), në kuadër të kërkesave për kapacitetin teknik dhe profesional në dosje të tenderit, ishte kërkuar që stafi i përfshirë në projekt (Udhëheqësi i Projektit dhe Ekspertët) të dëshmojnë përvojën e punës me referenca nga klienti në së paku dy projekte. OE fitues kishte siguruar vetëm listën e projekteve të realizuara nga stafi i tij, por jo referencat nga klientët siç ishte kërkuar në dosje të tenderit.

Nënvlerësim i gjendjes së pasurisë

MPJ nuk kishte arritur akoma të siguroj regjistrim të plotë dhe prezantim të saktë të gjendjes së pasurisë kapitale dhe inventarit në regjistra dhe në PFV. Kjo pasi ne kemi identifikuar pasuri të paregjistruara dhe gabime në regjistrimin e pasurive:  Pasuria e paprekshme (softuer) në vlerë prej 128,532€ të projektit “Krijimi· dhe vendosja e sistemit të vizave” e cila është marrë si donacion, në mungesë të dokumentacionit të pranimit, ende nuk ishte regjistruar në SIMFK. Për ketë çështje ne kemi rekomanduar edhe në vitet paraprake por nuk është adresuar;  57 kompjuterë dhe tetë makina fotokopjuese të blera në vitin 2017 në vlerë prej 78,502€, ishin regjistruar në Regjistrin kontabël – SIMFK me çmimin e blerjes pa TVSH. Si rrjedhojë vlera e tyre ishte nënvlerësuar për 7,083€;  Sipas UA 06/2012 për regjistrimin e pasurisë në Misione Diplomatike Konsullore, pasuria e blerë në MDK duhet të raportohet nga Zyrtari i pasurisë së MDK-së tek Zyrtari i Pasurisë në MPJ. Ne kemi vërejtur se pesë MDK3 nuk i kishin raportuar fare pasuritë për vitin 2017. Si rrjedhojë informatat e prezantuara rreth pasurisë së përgjithshme të Ministrisë nuk prezantojnë gjendjen reale

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending