Aktuale
Punëtoria e parë që nisi festivalin e arkitekturës, synon afrimin e njerëzve me gjuhën e arkitekturës

Festivali i Arkitekturës në Prishtinës ka nisur punëtorinë e parë “Gjurmët: Rritja e Aksesit në Perceptimin e Arkitekturës” nga Baubau Bureau/Massimo Triches dhe Elisa Brusegan, e cila do të hetojë se si komunikohet dhe hetohet arkitektura, shkruan Ndërtimi.info.
Në këtë punëtori u tha se projektuesit zakonisht përdorin vizatime si plane, seksione, fasada etj. Këto materiale janë një gjuhë universale, por ato janë teknike dhe jo gjithmonë plotësisht të arritshme për njerëzit. Kjo krijon vështirësi në komunikim ndërmjet arkitektëve dhe njerëzve.
Arkitektët kanë vlerësuar se me kalimin e kohës, shenjat e gjetjeve në terren janë bërë baza e modifikimit të peizazhit dhe në shumë kultura ky akt është bërë edhe fillimi i shumë lojërave (“campanon”, tenis, futboll, bowling, etj).
Sipas tyre, ky aktivitet përcakton një mënyrë për të zënë hapësirën, për të paraqitur rregulla të reja të lëvizjes, vëzhgimit, sjelljes dhe perceptimit.
Duke ndjekur rregullat themelore që gjenerojnë perceptime, ky seminar synon t’i afrojë njerëzit me gjuhën e arkitekturës dhe në të njëjtën kohë t’u lejojë arkitektëve të zhvillojnë dhe të përjetojnë mënyra të tjera për të komunikuar. Për ta bërë këtë, do përdorin disa nga mjetet e arkitektëve: matjen dhe hapjen e shkallës. Ata do të ri-nxjerrin një arkitekturë të mirëfilltë në shkallë 1: 1 në një vend publik në qytet, në këtë rast hapësirën tek shkallët në sheshin “Zahir Pajaziti”. Shkalla 1: 1 mund të transformohet nga një tekst teknik në një tekst të qasshëm nga ana universale.
Kjo ide hap rrugën për tema të tjera teorike si “Çfarë është kufiri mes tekstit dhe përmbajtjes në arkitekturë?”.
Studentët e arkitekturës që po marrin pjesë në punëtori shprehen mjaft të kënaqur me organizimin e punëtorive të tilla pasi e shohin si një ndihmesë në zhvillimin e profesionit të tyre si arkitektë të rinj.
Me fillimin e kësaj punëtorie ishte mbajtur një prezantim në lidhje me temën, ndërsa ajo që po zhvillohet tani në ambient të hapur, është matja e hapësirës që më pastaj studentët të skicojnë një objekt të famshëm në hapësirat e matura.
Punëtoria do të vazhdojë deri në orën 17:00 ndërsa në orën 15:00 do të hapet Ekspozita për Ruajtjen e Bibliotekës Kombëtare.
Punëtoria po mbahet në hapësirat e Kino Armata në Sheshin “Zahir Pajaziti”, që zgjatë deri më datën 6 korrik, do të hetojë se si arkitektura komunikohet dhe perceptohet./Ndërtimi.info/
