Aktuale
Letra e Përparim Ramës për 1-vjetorin e Medias Ndërtimi

Në adresë të Medias Ndërtimi ka arritur një letër-urimi nga një prej arkitektëve më nam dhe me njohje ndërkombëtare, Përparim Rama, me rastin e 1-vjetorit të Medias Ndërtimi.
Përparim Rama ka qenë një prej arkitektëve të parë që pati dhënë intervistë për Median Ndërtimi, një vit më parë, duke i dhënë një ndihmë të pashoq medias në afirmim.
Gjithashtu, Rama ka qenë i gatshëm gjithmonë të kontribuojë, kur edhe mbajti prezantim në Konferencën e Ndërtimit.
LETRA E PLOTË E PËRPARIM RAMËS:
E vërteta dhe rëndësia e mediave për ta shfaqur atë sa më afër ideales
Teknologjia sot ka krijuar hapësirën dhe mundësinë që secili mund të jetë një perandori publikimi në veten e vet. Duhet shumë më tepër për një media që të krijojë tërheqje, që të gjenerojë informacione të rëndësishme dhe interesante duke u mbështetur në këtë periudhë post-vërtetës.
Ndërtimi, edhepse vetëm një vit, ka bërë një përparim të madh në nxjerrjen sheshazi të një aspekti shumë të rëndësishëm të jetës së Kosovës dhe aspektet që ndikojnë në të.
Me një ekip modest dhe periudhë të shkurt kohore, ata kanë pasur një ndikim të madh në shfaqjen e asaj se sa mund të arrihet nëse dikush ka pasion për atë që bën, ka përgjegjësisë për ta bërë dhe dëshiron të raportojë , duke pasur ndikim pozitiv në jetën e njerëzve.
Kam pasur kënaqësinë të takoj Uranin dhe Valonin në raste të ndara. Energjia e tyre pozitive, qëndrimi “I can do it”, përkushtimi për të vërtetën objektive dhe raportimi është për t’u admiruar.
Urime një vit fantastik! Edhe shumë tjerë!
