Connect with us

Aktuale

Kosovarët të dhënë pas tregtisë, lënë pas prodhimtarinë

Published

on

Në Republikën e Kosovës sektori më i preferuar dhe fitimprurës, vazhdon të mbetet tregtia. Sipas ekspertëve të ekonomisë, orientimi i afaristëve në këtë sektor, pas përfundimit të luftës, ka qenë, siç thonë, i “imponuar” për të krijuar të hyra për familjet e tyre.

Pasi, thonë ata, zhvillimi i kësaj veprimtarie është më i lehtë dhe fillimisht kërkon më pak mjete financiare.

Tregtia është një lloj aktiviteti ekonomik që kryhet nga individ apo kompani që merren me shitblerjen dhe shpërndarjen e prodhimeve të ndryshme, me qëllim të furnizimit të popullsisë.

Por, ekspertë për çështje ekonomike, pohojnë se autoritetet kompetente në Kosovë duhet të krijojnë kushte që ky sektor të zëvendësohet me industri të prodhimit, pasi me sektorin e tregtisë, sipas tyre, eksportohen mjetet e gatshme financiare jashtë Kosovës.

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi, tashmë deputet në Kuvendin e Kosovës, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, thotë se tregtia nuk është sektori më i preferuar, por sektori i parë i mundshëm që zhvillohet pas tranzicionit ekonomik.

“Ne e dimë që ekonomia prodhuese në Kosovë ka pasur një rënie të madhe për shkak të formës se biznesit socialist dhe pengimit të procesit të prodhimit për vite të tëra. Dhe kjo ka ndikuar që ekonomia e Kosovës me qenë gati në nivelin zero. Dhe menjëherë pas përfundimit të luftës, filloi procesi i zhvillimit të tregtisë, për arsye se kërkesat dhe nevojat e qytetarëve për mallra të ndryshme u paraqiten menjëherë”, thotë Kelmendi.

Ndryshe, të dhënat zyrtare të tregtisë së jashtme në Kosovë tregojnë se gjatë vitit 2016, eksporti i produkteve të Kosovës në vendet e rajonit dhe të botës, ishte 309 milionë euro, përderisa vlera e mallrave të importuara në Kosovë nga vende të ndryshme ka arritur në mbi 2.7 miliardë euro.

Eksperti i ekonomisë, Naim Gashi, ndërkaq shprehet se sektori i tregtisë konsiderohet sektori më i lehtë nga të gjithë sektorët ekonomikë, pasi kërkon më pak shkathtësi biznesi dhe më pak investime për bizneset fillestare, kurse më lehtë vjen tek profiti.

“Kjo është arsyeja kryesore pse pjesa dërmuese në Kosovë merret më sektorin e tregtisë. Sektori i prodhimtarisë është sektor më i ndërlikuar, i cili kërkon lokacion të përshtatshëm, kërkon investime, mjete pune, fuqi të profesionalizuar punëtore, madje edhe gjetjen e tregut, përballimi me konkurrencën, pagesën e taksave dhe tatimeve dhe transportit e të tjera”, tha Gashi për Radion Evropa e Lirë.

Por, Ramiz Kelmendi i cili njëherësh është pronar i kompanisë tregtare dhe prodhuese “Elkos Group”, thotë se sektori tregtar duhet të jetë tregues për autoritetet kompetente dhe afaristët potencialë, se cilat mallra importohen më tepër në Kosovë, në mënyrë që të mundësohet prodhimi i tyre.

“Tregtia tash mundëson krijimin e numeracioneve se çka në Kosovë konsumohet më tepër. Në mënyrë që prodhuesit t’i qasen këtyre informatave duke i marrë shënimet në Doganën e Republikës seKosovës që të fillojnë prodhimin, rrjedhimisht zëvendësimin e atyre produkteve që mund të prodhohen dhe përpunohen në Kosovë. Por, për të arritur këtë nuk mjafton vetëm ideja, por nevojitet edhe forma dhe mënyra e financimit të këtyre veprimtarive ekonomike”, thotë Kelmendi.

Sipas të dhënave zyrtare, mjetet ndryshme të transportit, produktet e drurit dhe plastikës, janë mallrat me vlerën më ta madhe që nga vende të ndryshme importohen në Kosovë.

Kurse Naim Gashi, thotë se pavarësisht se në viteve të fundit janë bërë disa përmirësime për sektorin e prodhimit, Qeveria e ardhshme duhet që të gjejë mënyra që të stimulojnë këtë sektor.

“Mirëpo, besoj se Qeveria e re duhet ta miratojë pakon e re fiskale dhe të heqë barrën fiskale, sa i përket importit të lëndës se parë, makinerisë dhe teknologjisë, e cila përdoret në sektorin e prodhimtarisë në Kosovë. Në këtë mënyrë do të stimulohet sektori i prodhimit”, shprehet Gashi.

Sipas të dhënave zyrtare, numri më i madh i ndërmarrjeve të regjistruara në Kosovë, i takon tregtisë me mbi 50 për qind, po ashtu edhe numri më i madh i qytetarëve është i punësuar në sektorin e tregtisë.

 

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending