Aktuale
Dëmtohet përsëri parku te “1 Tetori”
Nuk mjaftuan dëmtimet që iu bënë dy ditë më parë parkut rekreativ të Prishtinës, te “1 Tetori”.Hapësirat e parkut më të ri u dëmtuan edhe sot, ku janë thyer dyert e tualetit publik.
Këtë e ka bërë të ditur ish-nënkryetari i Komunës së Prishtinës, tani deputet në Kuvendin e Kosovës, Dardan Sejdiu përmes një shkrimi në Facebook.
Sejdiu ka thënë se Prishtina nuk mund të shkatërrohet, e as të kthehet më në vend pa zot shtëpie.
“Sot përsëri u vandalizua hapësira te parku i ri te 1 Tetori. U thyen dyert e tualetit publik. Megjithate ekipet e Komunës intervenuan dhe u rregulluan dyert, dhe përsëri u funksionalizua tualeti. Prishtina nuk mund të shkatërrohet, as nuk kthehet më në vend pa zot shtëpie. Prishtina ka edhe qytetari e edhe guxim që ti kundërvihet çdo tentimi për shkatërrim. Prishtinë të duam, me mendje dhe me ❤️”, ka shkruar Sejdiu.
-
Aktuale3 days ago
Zyra e Kryeministrit Kurti furnizohet me mobile luksoze në vlerë prej 54 mijë euro
-
Infrastrukturë2 days ago
Përparim Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet!
-
Infrastrukturë2 days ago
Industria e ndërtimit në Mbretërinë e Bashkuar optimiste për rritje
-
Infrastrukturë3 days ago
Njërës prej shtëpive më të bukura të Prizrenit po i kthehet shkëlqimi
-
Infrastrukturë3 days ago
Foster + Partners zbuloi planet kullën zyre prej 140,000 metra katrorë në Nju Jork
-
Infrastrukturë3 days ago
Kur është hipokrizi simbolizmi arkitektonik?
-
Infrastrukturë2 days ago
A mundet robotika në arkitekturë të përmirësojë dizajnin dhe ndërtimin e objekteve?
-
Infrastrukturë2 days ago
Nënshkruhet marrëveshje për energji më të pastër me MCA-Kosova
You must be logged in to post a comment Login