Aktuale
Trustit i bartet edhe një pronë

Agjencia Kosova e Privatizimit ka aprovuar bartjen e pronës së NSH Semafori në emër të Trustit të Kursimeve Pensionale sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës për shpronësim, dhe atë pasi ka pranuar në llogarinë e NSH Semafori vlerën prej 591 mijë € për të mbuluar pagesat për 20% të punëtorëve si dhe kërkesat kreditore të kësaj NSH-je.
Bordi u azhurnua mbi zhvillimet e fundit nga Menxhamenti i AKP-së lidhur me aktivitetet e AKP-së për periudhën 01 dhjetor 2017 – 31 maj 2018 dhe gjithashtu diskutoi dhe miratoi Raportin Vjetor 2017 të AKP-së si dhe buxhetin për vitin 2019.
“Bordi aprovoi revidimin e planit të shitjes për pjesën e mbetur të vitit 2018 dhe po ashtu miratoi listën e aseteve të shitjes në likuidim SHAL 40 e cila do të ketë shumë asete atraktive për investitorë të brendshëm e të jashtëm. Për datat e shpalljeve dhe pranimit të ofertave për këtë shitje, investitorët do të njoftohen në ueb faqen e Agjencisë dhe media”, thuhet në kumtesë.
Bordi i kësaj agjencie në mbledhjen e saj, shqyrtoi dhe miratoi propozimin për lirimin nga Marrëveshja e Zotimeve për Ndër. e Re ‘’Emin Duraku Edico” Gjakovë, si dhe morri vendim lidhur me Ndërmarrjen e Re Famipa me të cilin blerësit i janë shqiptuar ndëshkime financiare me mbi 1,300,000 € për mos përmbushje të detyrimevekontraktuale., Bordi aprovoi qiradhëniet e disa aseteve të Ndërmarrjeve Shoqërore për institucionepublike dhe persona fizikë, sikurse që edhe aprovoi raportin e komisionit për shitjen e banesave nëpronësi shoqërore.
