Connect with us

Aktuale

Pandëshkueshmëria në Hipoteka ndihmon përhapjen e korrupsionit me pronat

Published

on

Gjatë tre viteve të fundit në Shqipëri janë regjistruar qindra çështje penale për tjetërsim të paligjshëm të pronës publike dhe private, por prokuroritë dhe gjykatat janë treguar të buta ndaj zyrtarëve të Zyrave të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme dhe ALUIZNI-t, duke thelluar më tej pandëshkueshmërinë dhe korrupsionin.

Numri i lartë i çështjeve dhe masat e pakta dhe të lehta të dënimit konfirmohen dhe nga prokurorët, të cilët propozojnë ashpërsim të politikës penale për çështjet e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumenteve të pronave, si dhe hetim pasuror për zyrtarët e shpallur fajtorë nga gjykata në bazë të ligjit anti-mafia, vetëm në pak raste ndiqen nga Prokuroria.

Gjatë regjimit komunist në Shqipëri, tokat u konfiskuan dhe i kaluan në pronësi të shtetit, një princip i konsoliduar në kushtetutën e vitit 1976. Pas rënies së regjimit në vitin 1991, në kushtet e një krize ekonomike të thellë, parlamenti abrogoi Kushtetutën e regjimit dhe miratoi ligjin ‘Për principet kushtetuese’ – i cili u njoh si ligj bazë deri në miratimin e Kushtetutës së vitit 1998. Ky ligj garantonte të drejtën e pronës private dhe e shtynte shtetin të ndërtonte marrëveshje duke u bazuar në principet e ekonomisë së tregut.

Gjatë viteve 1991-1992 u miratuan tre ligje të cilën iniciuan transferimin e pronës shtetërore te qytetarët dhe personat juridik – më i njohuri mes tyre ligji nr. 7501 ‘Për tokën’, që i kalonte tokën e kooperativave dhe fermave bujqësore familjeve. Në vitin 1993, këtyre ligjeve iu shtua dhe ligji “Për kthimin dhe kompensimin e pronës,” që synonte të kthente prona të sekuestruara nga regjimi komunist ish- pronarëve. Gjatë dy dekadave në vijim këto ligje u amenduan disa herë, ndërkohë që zbatimi i keq i tyre dhe vendimet shpesh arbitrare të gjykatave sollën konflikte dhe korrupsion për shkak të pronës. Në të njëjtën periudhë, lëvizja e popullsisë nga zonat rurale në ato urbane si dhe mungesa e planeve vendore të zhvillimit, solli ndërtimin e qindra mijëra ndërtimeve pa leje, të cilat e komplikuan edhe më shumë çështjen e pronës private.

Tre institucionet kryesore që u mandatuan të administrojnë transferimin, regjistrimin dhe legalizimin e pronës ishin Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe Agjencia e Legalizimit Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale, ALUIZNI.

Si rrjedhojë e situatës së trashëguar, sot shkelja e të drejtave të pronësisë konsiderohet një problem serioz për qytetarët, zhvillimin e ekonomisë dhe shtetin ligjor në Shqipëri. Të dhënat e siguruara nga BIRN nga Kontrolli i Lartë i Shtetit tregojnë, se vetëm gjatë viteve 2013-2016 dhe 6 mujorit të parë të vitit 2017, institucioni më i lartë publik i auditimit kallëzoi penalisht 187 zyrtarë të zyrave vendore të regjistrimit të pasurisë dhe ALUIZNI-t, të akuzuar se i shkaktuan shtetit një dëm ekonomik prej 932.9 milionë lekësh. Për të njëjtat shkelje, KLSH dha 129 masa për largim nga puna.

“Shkeljet ndodhin për shkak të stafit jo të trajnuar, por dhe njerëzve që punojnë në këto institucione, që mesa duket janë vullnetarë për çdo firmë që hedhin, se sa përgjegjës për detyrën që bëjnë, “ shpjegoi Ermal Yzeiraj, drejtor i departamentit juridik në KLSH. BIRN, gjithashtu iu drejtua me një kërkesë për të drejtë informimi të gjithë prokurorive të rretheve gjyqësore në vend, duke kërkuar informacion mbi çështjet e regjistruara për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre të regjistruara ndaj zyrtarëve të ZVRPP-ve gjatë periudhës 2013-2016. Në total 11 prokurori iu përgjigjën kërkesës për informacion, duke njoftuar se gjatë kësaj periudhe u regjistruan 210 procedime penale me 83 të pandehur. Nga këto procedime, 135 u pushuan dhe 43 çështje u dërguan në gjykatë. Deri më tani janë regjistruar 2 dënime dhe një pafajësi.

Prokuroria me më shumë çështje të regjistruara kundër zyrtarëve të ZVRPP-së është ajo e Vlorës me 137 procedime. Shumë nga këto kallëzime janë bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, por KLSH ankohet se shumica e kallëzimeve të dorëzuara në prokurori gjatë viteve të fundit janë pushuar. “KLSH ka depozituar shumë kallëzime, ku pak nga këto kallëzime janë ndjekur nga prokuroria, ndërkohë që pjesa më e madhe e tyre është pushuar, raste këto që ne si institucion i kemi ankimuar të gjitha në gjykatë,” tha Yzeiraj. “Shumë kallëzime janë kryer edhe për nëpunës të ALUIZNI-t, të cilët në shumë raste kanë abuzuar me detyrën,” shtoi ai.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending