Aktuale
Fshati Grackë në Ferizaj do të bëhet me sallë të edukatës fizike
Në afërsi të shkollës fillorë “Imri Halili” të fshatit Gaçkë të Komunës së Ferizajt ka nisur sot ndërtimi i sallës së edukatës fizike.
Projekti 3 vjeçar i ndërtimit të sallës së edukatës fizike Komunës së Ferizajt do t’i kushtojë mbi 250 mijë euro.
Fillimeve të punimeve të kësaj salle iu janë gëzuar banorët, nxënësit dhe punëtorët e kësaj shkolle.
Në vënien e gurthemelit për ndërtimin e kësaj salle mori pjesë edhe kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa i cili e cilësoi të rëndësishëm për nxënësit dhe gjithë komunitetin, ndërtimin e këtyre hapësirave moderne.
“Në këtë mënyrë po mundohemi të krijojmë kushte sa më të mira për nxënësit, por ka mundësi që të organizohen edhe lojëra kampionale këtu në mungesë të këtyre ambienteve në vendet e tjera. Kështu shpresojmë që do të stimulohen edhe talentet rinjë në fusha të ndryshme sportive, por edhe të krijohen hapësira për aktivitete kulturore e të natyrave tjera. Ky projekt vie si rezultat i angazhimit shumë vjeçar i veprimtarëve të LDK-së në këtë lokalitet”, është shprehur Svarqa.
Në nismën e këtij projekti ishte edhe drejtori për arsim në Ferizaj, Muhamet Halili ku bëri të ditur se përveç këtij projekti që po fillon sot një projekt i ri do t’i pajisë se edhe sallat e tjera të edukatës fizike këtyre mjete moderne dhe nxënësit do ta kenë kushte më të mira në këtë fillim vit shkollor.
“Shkolla e fshatit Gaçkë ka pasur nevojë kaherë për një hapësirë të tillë për shkak të numrit të madh të nxënësve mbi 400 sish , ndërsa këtë fillim vit sallat e edukatës fizike do të kenë kushte edhe më të mira ngase gjitha sallat e edukatës fizike në komunën e Ferizajt do të pajisen me mjetet e nevojshme nga një projekt i Ministrisë së Arsimit në vlerë rreth 50 mijë euro” tha drejtori Halili.
Kurse udhëheqës të shkollës thanë se po mirëpresin këtë projekt madhor në interes të nxënësve dhe arsimtarëve të shkollës.
You must be logged in to post a comment Login