Featured
Si është ndërtuar i famshmi Stonehenge

Ekspertët thonë se, vendndodhja e famshme, e lashtë në Stonehenge, mund të jetë ndërtuar duke përdorur teoremën e famshme të filozofit grek, Pythagoras, dy mijë vjet para zhvillimit të ekuacionit matematikor.
Një libër i ri me titullin “Megalith: Studimet në Gur”, argumenton se të njëjtat parime gjeometrike të veprës së famshme të Pitagorës, mund të gjenden dhe në vendin prehistorik. Botimi i librit përkon me solstiken e verës, e cila është e lidhur ngushtë me Stonehenge, raporton Fox News.
Vendndodhja e ‘Trashëgimisë Botërore’ është e njohur për shtrirjen e saj me lëvizjet e diellit. Mijëra udhëtime bëhen në Avebury të Anglisë Jugore, për të shënuar solstikat në verë dhe dimër.
Duke cituar autorët e librit, ‘The Telegraph’ raporton se një drejtkëndësh prej katër gurësh ‘Sarsen’, ose blloqeve të rërës, kur ndahet diagonalisht përgjysmë, formon një trekëndësh të përsosur Pitagorian 5:12:13. Gurët ‘Sarsen’ datojnë rreth 5 mijë vjet më parë, transmeton RTKlive.
Përveç studiuesve të Stonehenge, ekspertë të tjerë thonë se ata kanë gjetur prova të teoremës së famshme, shumë kohë para kohës së Pythagoras. Vitin e kaluar, shkencëtarët zbuluan sekretet e një pllake misterioze, babilonase të përbërë nga balta, e cila është 3700 vjet e vjetër. Ata e përshkruajnë si pllaka trigonometrike më e vjetër dhe më e saktë në botë.
Pllaka e njohur si ‘Plimpton 322’, u zbulua në fillim të 1900-ave nga Edgar Banks, i cili është arkeolog, akademik, diplomat dhe tragtar i gjërave antike, në vendin që tani është Iraku Jugor. Edgar Banks, gjithashtu ishte frymëzimi për karakterin imagjinar “Indiana Jones”.
