Featured
Vazhdon ndërtimi masiv i banesave

Nuk ka krizë për tregun e pasurive të patundshme në Maqedoni. Trendi i ndërtimit të apartamenteve që është vazhdimisht në rritje në vitet e fundit do të vazhdojë edhe këtë vit, si dhe vitin e ardhshëm.
Stabilizimi i situatës politike dhe zgjidhja e mosmarrëveshjes së gjatë me emrin pritet të sjellë një valë shtesë të investimeve në sektorin e banimit.
Analiza e kompanisë konsulente, të pasurive të patundshme Forton Maqedoni, tregon se kërkesë më të madhe për apartamente do të vazhdojë të ketë në kryeqytet. Në periferi, megjithatë, ekziston një mungesë e hapësirës banesore dhe mungojnë investimet në pasuri të patundshme.
Deri në fund të vitit 2019 pritet të përfundojë ndërtimi i 4,471 banesave në vend. Sipas analizës, bankierët, programuesit dhe punonjësit në administratën shtetërore kryesisht blejnë apartamente në lagjet e qytetit, si Aerodrom dhe Karposh, ku çmimet shkojnë nga 850 deri në 1.100 euro për metër katror. Apartamentet në qendër të qytetit ku çmimet shkojnë nga 1,050 deri në 1,250 euro i blejnë sipërmarrësit, menaxherët dhe të huajt që punojnë në Maqedoni.
“Më shpesh janë çiftet e reja që blejnë, profesionistë, drejtorë të ndryshëm. Në raport me atë se si do ti krahasojmë ato sipas vendbanimeve në Qendër, ka shumë profesionistë të IT-së, që blejnë, ndërsa komunat si Aerodromi dhe Karposhi janë më tërheqëse për çiftet e reja, që janë pak me çmim më tërheqës sesa banesat në qendër”, deklaroi Vlatko Bogoevski.
