Featured
Kërkohet të kthehet në Rivlerësim tenderi për hartimin e projekteve infrastrukturore në Istog

Hartimi i projekteve për infrastrukturë në Komunën e Istogut po del të ketë telashe. Krejt kjo pasi që komuna nuk mori parasysh nenet e Ligjit të Prokurimit.
Ankesat e operatorëve ekonomik në Gjykatën e Tenderëve po bëjnë që këto aktivitetet të prokurimit të kthehen në rivlerësim
Së fundmi ekspertët e Organit Shqyrtues të Prokurimit (OShP) po kërkojnë që hartimi i projektit të infrastrukturës për Komunën e Istogut të kthehet në Rivlerësim.
“Duke u bazuar në sqarimet e dhëna në ekspertizë, eksperti shqyrtues-teknik i propozon panelit shqyrtues që ankesa e OE ankues të aprovohet si pjesërisht e bazuar dhe njëherit ky aktivitet i prokurimit të kthehet në rivlerësim”, thuhet në mendimin e ekspertit.
Që lënda të kthehet në Rivlerësim po kërkohet pasi që në adresë të Gjykatës së Tenderëve operatori ekonomik “N.N.P Eng Idea dhe Lorenco&Co Sh.P.K” ishte ankuar se Komuna e Istogut për dhënien e këtij tenderi nuk kishte respektuar nenin 6, 7, 56.3, 59.4, 41.3.4, si dhe nenin 41.3.5.
