Connect with us

Aktuale

Punimet në rrugën “Fehmi Agani” do të zgjasin deri në fund të verës

Published

on

Gropa, kanale, pluhur, makineri të punës e bllokim i qarkullimit për vetura dhe këmbësorë. Kjo është gjendja e vetëm një prej rruge në kryeqytet.

Punimet që po bëhen në rrugën “Fehmi Agani” që më shumë se tre muaj, do duhej të përfundonin brenda 60 ditësh. Banorët dhe bizneset në këtë rrugë po ankohen vazhdimisht, e Komuna e Prishtinës thotë se punimet përfundojnë në fund të verës.

Në këtë rrugë, ditët i kalon Destan Mjekiqi. Ai punon taksist dhe shpjegon për humbjet që i janë bërë, ku sipas tij, zgjatja e punimeve është bërë për shkak se nga dy herë bëhet e njëjta punë.

“Kjo rrugë është një pengesë shumë e madhe, arsyeja numër një se disa herë e njëjta punë kryhet pasi që këta nuk janë duke punuar me projekte fare. Punohet një send kthehet prapë edhe një herë, deri në pesë, gjashtë herë e njëjta gjë që duhet me u punua. Brenda një dite një kanalizim apo një gyp që ka mundësi me u rregullua këta e prishin se nuk kanë projekt, vetëm punojnë ashtu paushall dhe kërcet një gyp prapë duhet e qel. Këtë lagje e ka shkatërruar në përgjithësi dhe neve taksistëve na ka dëmtuar dhe të gjitha këto biznese diku 70 për qind i ka dëmtuar”, tha ai.

Ndërsa, Leonard Krasniqi banor në këtë rrugë thotë se as dritaret nuk mund t’i hapin nga pluhuri që po shkaktohet nga punimet.

“Punimet na pengojnë për shkak se bëhet zhurmë shumë, pluhur shumë dhe ka këtu familjarë që banojnë. Kryesisht është një lagje shumë e qarkullueshme dhe po mendoj që e kanë bërë një gabim pasi më herët është dashur që të bëhet kjo, por jo tash… Është vera, pluhuri është më shumë prezent se për shembull ne nuk mundemi me i hap dritaret prej pluhurit”, tha ai.

Nga Londra në Prishtinë për pushime ka ardhur Petrit Kabashi, por që jo gjithçka po i shkon mirë në këto pushime. Ai thotë se vuan nga alergjia e pluhurit dhe punimet që janë duke u bërë pranë shtëpisë së tij po ia keqësojnë shëndetin.

“Punimet po më duken shumë të ngadalshme, të këqija me të thënë të drejtën dhe punimet nuk i bëjnë siç duhet, por kjo rruga më ka lënë përshtypje se kanë filluar diku nga prilli dhe sa e di unë sa e kam kuptuar kanë pasur për 60 ditë me përfundua. Por, kanë kaluar mbi 70 ditë dhe nuk janë afër askund dhe këtyre lokaleve këtu përreth që janë ju ka bërë pengesa të mëdha sidomos këta që shërbejnë ushqime, me norma ndërkombëtare nuk kanë të drejtë me shërbye në këto kushte me pluhur… Unë për veti vuaj nga alergjia e pluhurit, ndotjes së ambientit dhe si unë ka sigurisht edhe më keq dhe askush këto nuk i merr parasysh”, thotë ai.

Ndonëse po i pengojnë punimet, qytetarja Rina Gashi thotë se i mjafton që po punohet.

“Normalisht që na pengon se pluhuri mandej edhe jemi të rrezikuar kanë qel kanale. Kështu që është pak problematike, mirëpo po besoj që po bëhet diçka më mirë, veç le të punojnë përndryshe nuk ka dert”, tha ajo.

Në rrugën “Fehmi Agani” janë edhe një numër i madh i bizneseve që operojnë. Florim Imeri që ka një dyqan në këtë rrugë shpjegon për humbjet që i ka.

“Në këtë rrugë që nga data 27 mars ka filluar renovimi i ujërave të zeza e cila po na pengon shumë. Shumë pluhur, shumë punë, shumë katastrofë, kjo kompania që e ka marrë kontratën për renovimin e kësaj pune është duke punuar shumë ngadalë, prandaj e kisha lut komunën që t’i jap më shumë kësaj pune se me të vërtet është duke na dëmtuar… Këto biznese kësaj rruge janë veç para kolapsit, që tre muaj jemi duke punuar veç me minus”, është shprehur ai.

Ditë më parë pronarët e lokaleve që ndodhet në këtë rrugë e që njihen si “Kafet e Vogla” kanë protestuar si shenjë pakënaqësie me punimet që po bëhen në këtë rrugë.

Madje ata kanë kërkuar nga Komuna e Prishtinës edhe kompensim për humbjet që kanë pësuar.

Ata nuk kanë pranuar të flasin para kamerës duke thënë se janë bërë monoton duke kërkuar që kjo rrugë të përfundojë sa më shpejt.

Kritika për tej zgjatjen e punimeve në këtë rrugë ka edhe asambleistja e LDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Fitnete Bejta.

Ajo për KosovaPress thotë se vonesa në përfundimin e punimeve ka ndodhur edhe për shkak të mungesës së mbikëqyrjes së zhvillimit të punëve nga ana e Drejtorisë së Investimeve. Thotë se duhet penalizuar operatorët ekonomik për vonesat.

“Zakonisht plani dinamik në realizimin e projektit sipas operatorëve ekonomik parashihen vetëm ditët e punës, por nëse i komentojmë edhe kështu del që është tejkaluar plani dinamik. Nuk është problemi vetëm i këtij projekti pasi të gjitha projektet që i ka nisur Komuna e Prishtinës në mandatin e parë dhe në këtë gjashtë mujorin e mandatit të dytë nuk janë realizuar sipas planit dinamik”, është shprehur ajo.

Përkundër ankesave të shumta të banorëve të kësaj pjese, Gëzim Mehmeti, drejtor i Investimeve Kapitale në komunën e Prishtinës thotë se i gjithë projekti është në kohë,

Lajmi i keq është, që ai thotë se punimet nuk do të përfundojnë deri ën fund të kësaj vere.

“Tani jemi në fazën përfundimtare të punimeve, sot është dita e 54 e punimeve. Do të thotë kontrata i ka 60 ditë pune, sot jemi në ditën e 54, por është shprehur një huti në opinion për arsye se thuhet se ka zgjat më shumë. Jo, nuk ka zgjatur më shumë për arsye se ka pasur festa, ditët e vikendit nuk numërohen vetëm ditët e punës. Do të thotë jemi sipas planit dinamik, jemi në kuadër të planit dhe në fund të kësaj jave do të përfundojë shtrirja me asfalt”, tha ai.

Sa i përket asaj që pronarët e lokaleve në këtë rrugë kanë kërkuar kompensim, Mehmeti thotë se i gjithë investimi është bërë me kërkesë të bizneseve dhe të banorëve të kësaj pjese.

Për më tepër ai thotë se kanë zgjidhur një problem të këtyre banorëve dhe se asnjëherë nuk do të kenë më probleme me kanalizim.

Kritika të shumta në drejtim të komunës së Prishtinës ka pasur edhe sa i përket kohës kur është zgjedhur të kryhen punimet. Por, edhe për këtë një përgjigje e ka drejtori i Investimeve Kapitale Gëzim Mehmeti.

“Ne nuk mund të fillojmë prej dhjetorit deri në mars, është e pamundur për arsye të kushteve klimatike dhe ne në bashkëpunim me lokalet dhe banorët e kemi zgjedhur marsin që diku në qershor të përfundojmë. Për arsye që korriku dhe gushti të jetë në dispozicion të tyre, ardhja e diasporës. Do të thotë ata do të mund ta shfrytëzojnë sezonin e verës”, është shprehur ai.

Ndryshe, punimet për rregullimin e kanalizimit fekal dhe atmosferik, si dhe rregullimin e sistemit të ujësjellësit në rrugën “Fehmi Agani”, Komunës së Prishtinës do t’i kushtojë 360 mijë euro.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending