Aktuale
Vitin tjetër e gjen Mitrovicën me shtëpi për pleq
Pensionistët e Mitrovicës vitin e ardhshëm do të bëhen me shtëpi, kjo është siguruar edhe përmes një marrëveshje mirëkuptimi të nënshkruar sot nga Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Safet Kamberi dhe nga përfaqësuesi i projektit, Shaban Kajtazi.
Realizimi i projektit 130 mijë euro i financuar nga MPMS, synohet të realizohet në vitin 2018. Ky projekt synon të realizohet për vitin 2018-të.
Qëllimi i kësaj marrëveshje është financimi i këtij projekti si dhe përcaktimi i obligimeve të MPMS-së dhe Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës në Mitrovicë.
Në anën tjetër, Lidhja e Pensionistëve të Kosovës, sipas kësaj marrëveshje obligohet të përgatisë projekt – propozimin për ndërtimin e shtëpisë së pensionistëve në Komunën e Mitrovicës dhe t’ia dorëzoj MPMS për finalizim dhe aprovim.
Ministri Kamberi pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje është shprehur optimist se brenda mundësive të lejuara, MPMS edhe në të ardhmen do të gjejë forma dhe modalitete për të përkrahur këtë kategori të merituar të shoqërisë sonë.
-
Infrastrukturë3 days ago
Bëhet hapi i parë për linjën hekurudhore Fushë Kosovë-Klinë-Pejë dhe Klinë-Prizren
-
Infrastrukturë3 days ago
Hekurudha Vorë-Hani i Hotit? E gjitha elektrike, trenat do mund të lëvizin me shpejtësi deri në 120 KMH
-
Infrastrukturë3 days ago
Mbi 74 milionë euro do të investohen në Kramovik për Parkun Solar
-
Infrastrukturë3 days ago
Ngecin punimet për ndërtimin e urës te Liqeni i Badovcit
-
Aktuale3 days ago
Cyrihu planifikon që popullsia e tij të arrijë shifrën prej 2 milionë
-
Infrastrukturë3 days ago
Në maj hapet gara për ndërtimin e aeroportit të Gjirokastrës
-
Infrastrukturë2 days ago
Kryeministri i Tajlandës premton ndërtimin e objektit më të lartë në botë
-
Infrastrukturë3 days ago
Një rolete e projektuar mirë përmirëson efikasitetin energjetik të një ndërtese
You must be logged in to post a comment Login