Featured
Shkeljet ligjore, zvarrisin tenderin për rindërtimin e ndriçimit publik në rrugën “Ivo Lola Ribar”

Mosrespektimi i neneve të Ligjit të Prokurimit Publik (LPP) rruga “Ivo Lola Ribar” në Mitrovicë do të vazhdoj të mbetët në terr. Kjo pasi që eksperti i Organit Shqyrtues të Prokurimit (OShP) po kërkon që tenderi për rindërtimin e ndriçimit publik të kësaj rruge të kthehet në Rivlerësim, shkruan Ndërtimi.info
Eksperti i OShP-së ka rekomanduar që të urdhërohet Autoritetit Kontraktues në këtë rast Komuna e Mitrovicës Veriore të ndërmerr veprimet e nevojshme për ta udhëhequr procesin e rivlerësimit konform dispozitave ligjore në fuqi.
Ndërsa sa i përket ankesës së operatorit ekonomik “Bereqeti Ing” Sh.P.K për këtë aktivitet të prokurimit, eksperti po ashtu ka rekomanduar që të miratohet si e bazuar. Kjo për arsye të dhënies së mundësisë për sqarim, ballafaqim dhe verifikim të gjendjes objektive të pretenduar në ankesë.
