Connect with us

Aktuale

Shpronësimi i tokave, pengesë për rreth-rrotullimin e rrugës “Kumanova” në Gjilan

Published

on

Parcela në të cilën gjendet Shoqata e Gjahtarëve “Agim Ramadani” në Gjilan po preket nga projekti i rreth-rrotullimit në rrugën “Kumanova”, projekt ky i kamotshëm por që nuk ka arritur të realizohet ende.

E tani kur janë siguruar edhe fondet që punët për këtë projekt të nisin, problem ka dal me shpronësimin e tokave, edhe përkundër se Shoqata dhe Komuna kanë bërë ujdi për këmbim të pronave, shkruan Ndërtimi.info

Telashe po bëjnë banorët e fshatit Zhegër të cilët po mendojnë që kësaj shoqate do t’i ndahen 44 hektarë tokë nga fshati i tyre.

Por zyrtarë të Komunës së Gjilanit dhe kryetari i Shoqatës së Gjahtarëve “Agim Ramadani” i kanë thënë Ndërtimi.info se një gjë e tillë është plotësisht e pasaktë dhe dezifnormatë që ka shqetësuar banorët atje, duke theksuar se bëhet fjalë për vetëm 2 apo 2.5 hektarë tokë, pronarë e së cilës është Komuna e Gjilanit dhe jo bashkësia lokale e Zhegrës.

Se nuk do të ndahen 44 hektarë tokë ashtu siç po pretendojnë disa banorë të Zhegrës e thotë edhe përfaqësuesi i fshati të Zhegrës në Kuvendin Komunal të Gjilanit, Shemsedin Elezi.  I kontaktuar nga Ndërtimi.info Elezi tha se marrëveshja është bërë pa u njoftuar as ai por as banorët e fshatit, megjithatë ai shprehet se ky projekt është në interesin e qytetarëve të asaj ane dhe se për këtë duhet të gjetur zgjidhjen më të mirë për të gjitha palët.

Elezi thekson se gjithë kjo procedurë është përshpejtuar meqë rrezikohet që të humbasin fondet që u siguruan për projektin e rreth-rrotullimit në rrugën “Kumanova” në Gjilan.

“Kjo procedurë është kryer në komitet pa u konsultuar me ne. Tash janë njerëzit konfuz, sepse aty janë dy parcela ku e prekë ajo pronë që është kërkuar prej 2 hektarë e gjysmë. Por parcela kompletë janë 44 hektarë dhe njerëzit janë nda konfuz dhe kanë menduar që e gjithë prona do të jepet. Realisht, ka qenë mirë që më herët me pas debat me neve. Po ashtu kjo është përshpejtu si procedurë e kjo krejt për shkak se lidhur me këtë rrezikon të humbet edhe fondi që ka ardh si donacion për ndërtimin e rreth-rrotullimit. Edhe unë jam pak konfuz në këtë rast. Çështja nuk është aq tragjike qysh po paraqitet”, potencoi Elezi.

Shqetësimi i banorëve sipas kryetari të Shoqatës së Gjahtarëve Xhevdet Hajrullahu erdhi nga një medie lokale.

Hajrullahu ka treguar se si janë marrë vesh me Komunën e Gjilanit për këto parcela.

“Komuna ka bërë kërkesë që me liru ne ose me pas një marrëveshje për këmbim të pronës ose shpronësim se e ka pas interes nacional të komunës për rreth-rrotullimin në rrugën e Kumanovës. Ne si shoqatë kemi pas mirëkuptim dhe kemi bërë kërkesë me na dhënë një hapësirë lokale dhe një pjesë të parcelës të na kompensohet me një parcelë në Zhegër që është një tokë e klasit të tretë, ose të katërt. Ndërsa, toka në Gjilan, parcela është në qendër të qytetit më të pasur, më me vlerë. Komuna ka thënë se parimisht janë dakord por do të shihet ana ligjore, Ministria e Administratës Publike e bënë vlerësimin e pronës tonë dhe parimisht jemi dakord. Pastaj është komisioni i formuar prej Ministrisë që e bënë vlerësimin dhe në bazë të vlerësimit të pronës tonë dhe pronës të komunës merret vendimi”, sqaroi Hajrullahu.

Hajrullahu ka mohuar që të mos kenë kontaktuar me banorët e fshatit Zhegër.

“Sigurisht që kemi kontaktuar. Ajo është pronë e komunës, nuk është e bashkësisë lokale nëse kish me qenë e bashkësisë lokale normalisht ish dashtë në tjera kanale me shku bisedimet. Por komuna është pronë e asaj toke dhe ne kemi qenë të obliguar me kërku parcelë aty ku është pronë e komunës jo e bashkësisë lokale apo e Agjencionit të pyjeve. Atje ka qenë një dezinofrmatë nga portali, kam bërë një reagim jam munduar me i njoftu”, thotë Hajrullahu për Ndërtimi.info

Kurse, drejtori i Drejtorisë së Kadastrit në Komunën e Gjilanit Sadudin Berisha ka shpjeguar se këmbimi I pronave rregullohet me Ligj.

Parcela që preket në rreth-rrotullim është pronë e Shoqatës Gjahtarëve “Agim Ramadani”. Në këtë drejtim mundësia ligjore ekziston të bëhet këmbim i pronës me pronë me kërkesë të pronarit të  tokës apo objektit që shpronësohet. Kërkesa e Shoqatës është mbështetur nga kryetari dhe ka filluar procedura kuvendare. Kështu që marrjen e vendimit mbi shpronësimin, Kuvendi i Komunës, drejtoria jonë përmes zyrës së kryetarit përcjellë kërkesën për vlerësim të pronave që shpronësohen dhe këmbehen në këtë rast. Është komisioni i veçantë që vepron në kuadër të vlerësimit të pronave te Ministria e Financave dhe absolutisht ne asnjë ndërhyrje dhe qasje nuk kemi aty. Sa i përket pronave. Ato nuk janë prona të askujt, janë prona që kufizohen në kuadër të zonës kadastrale të Zhegrës janë prona komunale dhe nuk qëndron fakti se jepen 44 hektarë sa flitet”, potencoi Berisha.

Se si do të bëhet këmbimi dhe shpronësimi i tokave mund të dihet tek pasi komisioni për tatimin në pronë ta bëjë vlerësimin e tyre.

“Ne paraprakisht nuk dimë  vlerës shpronësuese sa do ta caktoj komisioni për të ditur se a mjafton lokali afarist që është në pronë komunale për kompensim të pronës që e shpronëson komuna, eventualisht a ka nevojë për ndonjë kompensim shtesë me vlerë financiare për metër katror për toka tjera të cilat janë në pronë të komunës. Pasi të bëhet vlerësimi nga ana e komisionit për tatimin në pronë që vepron në kuadër të departamentit dhe hartimit të pronës në kuadër të Ministrisë së Financave e dimë saktësisht sa është vlera shpronësuese në kompensim për pronën që e shpronëson komuna e Gjilanit. Deri në atë moment nuk dimë se a do të jetë pesë ari apo do të mjaftoj vetëm lokali që është në pronë të komunës”, përfundoi Berisha.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending