Aktuale
Kthehet në Ri-vlerësim tenderi për mirëmbajtjen e Parkut të Binzesit në Drenas

Parku i biznesit në Drenas duket se do të mbetet edhe goxha kohë pa mirëmbajtje.
Ani pse për mirëmbajtjen e këtij parku kontrata i ishte dhënë kompanisë “NNT Eing Com”, “Gjykata e Tenderëve” ka marrë vendim që ta anulojë njoftimin për dhënie të kontratës dhe që këtë aktivitet të prokurimit ta kthej në rivlerësim, shkruan Ndërtimi.info
“Anulohet njoftimi për dhënie të kontratës, lidhur me aktivitetin e prokurimit me titull: Mirëmbajtja e Parkut të Biznesit në Drenas”, me numër të prokurimit: MTI 2014/18/1941/221, inicuar nga AK-së/Ministria e Tregtisë dhe Industrisë/, dhe lënda kthehet në Ri-vlerësim”, thuhet në vendimin që ka marrë Organi Shqyrtues i Prokurimit(OSHP) për këtë tender.
Për të njoftuar për këtë tender, OSHP-së i janë nevojitur rreth tetë faqe dokument, ku tregohen arsyet për anulimin e dhënies së kontratës dhe kthimin e kësaj lënde në ri-vlerësim.
Sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të OSHP-së, kontrata është anuluar pas ankesës kundër dhënies së kontratës që ka bërë kompania “Doni Term”, pasi që kjo kompani pretendon se i ka përmbushur kërkesën e dosjes së tenderit dhe njoftimit për kontratë, ankesë kjo që është aprovuar si e bazuar nga OSHP-ja. Kjo kompani e kishte bërë këtë ankesë duke pretenduar se ka shkelje në nenin 6, 7, 59, 60, 69.4 dhe 72 të Ligjit për Prokurimin Publik të Republikës së Kosovës.
Për këtë rast Eksperi Shqyrtues- profesional në lidhje me pretendimet e kompanisë “Doni Term”, që pretendon se i përmbushë kërkesën e dosjes së tenderit dhe të njoftimit për kontratë, ka konstatuar se ky operator në ofertën e tij si dëshmi ka ofruar dy kontrata dhe raporte të komsionit për pranimin e punëve me numër të njejtë të prokurimit siç ka edhe ky autoritet i prokurimit.
“Duke u bazuar në sqarimet e lartpërmendura, eksperti shqyrtues i propozon panelit shqyrtues që ankesa e OE ankues të aoptovohet si e bazuar “për arsyen që u cekura më lart tek përgjigjet), të anulohet njoftimi për dhënie të kontratës dhe rekomandon që të kthehet në rivlerësim”, thuhet në vendimin e OSHP-së.
