Featured
10 këshilla për t`u mbrojtur nga rreziqet e punës nëse jeni inxhinier

Inxhinieria përfshin shumë industri në vetvete, por një gjë kanë të përbashkët shumica e profesioneve në fushën e inxhinierisë, rrezikun! Dhe kur vjen puna për t’u mbrojtur nga ky rrezik ka shumë mënyra të ndryshme fizikisht dhe financiarisht. Më poshtë janë 10 këshilla si inxhinierët mund të mbrojnë vetveten gjatë punës.
1-Për ata inxhinierë që kalojnë një kohë të konsiderueshme pune në laborator, inspektimet e sigurisë duhet të bëhen në mënyrë të rregullt. Kontrollet laboratorike duhet të jenë konsistente; një listë kontrolli duhet të përdoret për të siguruar se çdo gjë është ashtu siç duhet të jetë dhe në vendin e duhur. Një gabim do të kishte pasoja shkatërruese, jo vetëm për inxhinierin por edhe për kolegët e tij. Kjo është edhe më e rëndësishme për laboratorët që punojnë me kimikate apo pajisje veçanërisht të rrezikshme.
2- Në shumë fusha të inxhinierisë ka makineri që mund të jenë mjaft të rrezikshme për njerëzit të cilët punojnë më to. Ndaj ju duhet me patjetër që të vishini mjetet tuaja mbrojtëse. Kurrë nuk duhet të bëni përjashtime; veshjet tuaja duhet të përdoret në çdo kohë kur jeni në një zonë të rrezikshme, sepse kryerja e një detyre potencialisht të rrezikshme, vë në rrezik pikësëpari jetën tuaj!
3- Kontrollet e rregullta mjekësore janë një ide e mirë për të gjithë, por ato janë veçanërisht të rëndësishme për inxhinierët të cilët punojnë në mjedise të rrezikshme. Disa nga punët që inxhinierët përballen cdo ditë mund të shkaktojë dëmtime të tilla si fraktura në pjesë të ndryshme të trupit apo probleme me mushkëritë. Ndaj dhe këto çështje do të duhet të trajtohen sa më herët në mënyrë që të jetë e mundur mbrojtja e shëndetit.
4- Inxhinierët të cilët punojnë në bazë të një kontratë mund të kenë nevojë për të ndërmarrë hapa shtesë për të garantuar sigurinë e tyre financiare, të tilla si duke bashkëpunuar me një bankier investimesh. Edhe ata që kanë një llogari të daljes në pension nga punëdhënësit e tyre duhet të konsultohen me këshilltarë të posacëm për më shumë informacione në lidhje me të ardhmen financiare.
5- Një avokat i mirë duhet të jetë shoku më i mirë i një inxhinieri. Kjo është një ide e mirë për një inxhinier që të ketë kontrata të reja pune, të marra përsipër nga një avokat, sepse ka raste që ato mund të jenë mjaft komplekse. Si për shembull, një kontratë mund të përfshijë një pikë që përbën një problem për një inxhinier, ose mund të pretendojë për çdo gjë që inxhinieri bën në kohën e lirë dhe kjo vlen gjatë gjithë kohëzgjatjes së kontratës së punësimit.
6- Siguria e inxhinierëve është bazuar rreth pajisjeve të tyre. Nëse këto pajsije nuk mirëmbahen. Ato mund të jenë tepër të rrezikshme. Inxhinierët duhet të sigurohen gjithmonë nëse pajisjet e tyre i i ruajnë akoma standardet e industrisë dhe janë kontrolluar për gabime apo jo. Pajisjet e vjetra gjithmonë duhet të zëvendësohen me të reja.
7- Inxhinierët duhet të jenë shumë të vetëdijshëm për sigurimin e tyre, sidomos sigurimin e jetës dhe përgjegjësive. Kontraktorët duhet të mbajnë sigurime të mjaftueshme për t’i mbrojtur ata në rast të një çështje që vë në rrezik jetën e tyre. Sigurimi i përgjegjësisë gjithashtu duhet të mbrojë inxhinierët nga gabimet, gabimet ndodhin në të gjitha profesionet, por një gabim i një inxhinieri mund të jetë shumë i kushtueshëm.
8- Një vlerësim i rregullt i riskut në të gjitha etapat e karrierës së një inxhinieri, duke nisur nga siguria fizike deri tek ajo financiare, është një mënyrë fantastike për të siguruar që gjithçka është duke u bërë sikurse duhet të jetë. Inxhinierët kanë tendencë të jenë të orientuar në shumë detaje dhe kjo mund të jetë një ndihmë në këtë fushë. Një vlerësim i riskut duhet të identifikojë të metat dhe rreziqet e mundshme dhe ti përmirësojë ato sërisht.
9- Shumë profesione të inxhinierisë kanë paga shumë konkurruese, por ka ende disa gjëra që një inxhinier, veçanërisht një kontraktor duhet të bëjë për të siguruar që ata janë duke e paguar dhe vlerësuar sikurse duhet. Kjo përfshin kryerjen e një hulumtimi për të konstatuar tregun aktual dhe duke negociuar në mënyrë agresive për përfitime dhe rritjen e pagave.
10- Në fushën e inxhinierisë, etika është një debat i nxehtë. Kod i etikës mësohet zakonisht gjatë studimeve universitare dhe duhet të ndiqet me përpikmëri. Nëse ju mendoni se një projekt është etikisht me probleme, ju duhet të shkoni tek eprori juaj. Inxhinierët të cilët janë të shqetësuar për sigurinë e tyre dhe çdo rrezik që mund t’u kanoset në punë, duhet të flisin me inxhinierë të tjerë për të mësuar se si mund të mbrojnë vetën.
Inxhinieria nuk është një industri e rrezikshme, por ajo mund të jetë nëse ju nuk jeni të përgatitur!
