Aktuale
Sistemi që kthen lagështirën në ujë

Një sistem i krijuar nga hulumtuesit e UC Berkeley është i aftë të nxjerrë ujë të pijshëm nga ajri i shkretëtirës çdo cikël ditë/natë me një kosto të ulët, edhe në lagështi shumë të ulët.
Mungesa e ujit së shpejti mund të jetë një gjë e së kaluarës tashmë falë këtij sistemi. Është në thelb një ‘kuti e thjeshtë’ që nuk kërkon energji tjetër përveç dritës së diellit. Nuk është parë kurrë një gjë e tillë, mësohet të jetë shprehur Omar Yaghi, i cili ka shpikur teknologjinë e cila qëndron në thelb të asaj që ndryshe është quajtur korrësja e ajrit ose ajo që përthith ajrin dhe e përdor atë për një funksion të caktuar. Ajo vepron në temperaturën e ambientit duke përdorur rrezet e diellit, dhe pa asnjë input shtesë të energjisë ju mund të mbledhni ujë në shkretëtirë. Ky udhëtim laboratorik në shkretëtirë na lejoi që me të vërtetë ta kthejmë ujin nga një fenomen interesant në një shkencë. Teknologjia përdor një përbërje organike të quajtur strukturë metalike organike (MOF) që përmban një material poroz jashtëzakonisht absorbues.
MF aktuale (MOF-801), është e bërë nga metali zirconium mjaft i shtrenjtë. Me këtë, ata vlerësojnë se në fund të fundit mund të arrijnë të prodhojnë ose të përthithin ng ajri, rreth 200 mililitra ujë për kilogram MOF, ose 3 ons ujë për kile. Megjithatë, Yaghi ka krijuar një MOF të ri të bërë kryesisht nga alumini, i cili është 150 herë më i lirë dhe ka arritur të kapë dhe përftojë rreth dy herë më shumë ujë në teste. Krijuesi i teknologjisë shprehet se ka pasur një interes të madh për ta komercializuar atë, dhe gjithashtu tashmë ka disa kompani të angazhuara për të zhvilluar një pajisje komerciale e cila mbledh ujin nga lagështira e ajrit. Korrësi është në thelb e përbërë prej dy kutish, njëra brenda tjetrës. Kutia e brendshme ka MOF të përhapur në krye, duke vepruar si një sfungjer. Kutia e jashtme mbledh ujin e nxjerrë jashtë, proçes i cili ndodh kur rritet temperatura.
Ndërsa ajri i ambientit shpërndahet përmes MOF poroz, molekulat e ujit paraprakisht i bashkëngjiten sipërfaqeve të brendshme. Studimet e shpërbërjes së rrezeve X kanë treguar se molekulat e avujve të ujit shpesh grumbullohen në grupe me nga tetë për të formuar në këtë mënyrë kube. Rrezet e diellit që hyjnë përmes një dritare ngrohin MOF dhe e drejtojnë ujin e lidhur drejt kondensatorit, i cili ndodhet në temperaturën e ajrit të jashtëm. Avulli kondensohet si ujë i lëngshëm dhe derdhet në një kolektor. Zhvillimi kryesor ose risia e vërtetë këtu është se operon me lagështi të ulët, sepse kjo është në fakt ajo që ndodh në rajonet e thata të botës, tha Yaghi. Testi i ardhshëm në terren do të kryhet më vonë këtë verë në Death Valley, ku temperaturat mund të arrijnë deri në 110 gradë.
