Arkitekturë
10 fatkeqësitë më të mëdha inxhinierike

Në 26 prill të 1986-ës, bota pa aksidentin më të kushtueshëm të historisë. Tragjedia e Chernobyl është quajtur katastrofa më e madhe social-ekonomike në histori. Kjo ndodhi për shkak të pakujdesise se disa prej inxhinierëve, por gabimet dhe pakujdesitë kanë shkaktuar gjithandej katastrofa të mëdha për njerezimin. Më poshtë ju kemi rënditur 10 fatkeqësitë më të mëdha inxhinierike.
10. Ura e katastrofes (Bridge Disaster) ne Tacoma Washington
Ura Narrows në Tacoma është një ndër urat më të gjata të varura. E cilesuar si galopant Gertie, u hap për trafikun më 1 korrik 1940. Vetëm katër muaj më vonë pas ndërtimit, u shëmb gjatë një tufani në 7 nëntor 1940.Ura u bë e famshme si dështimi më i madh në historinë e inxhinierisë. Sot, ajo është një ndër më të mëdha të ndërtuara nga njeriu në shkëmbinjtë nënujorë. Ura u rindërtua sërisht dhe u hap në 1950, në 2007 u ndërtua edhe një urë paralele me të. Ngjarja e ndodhur bëri që të ndryshojë përgjithmonë mënyra sesi inxhinierët projektojnë sot urat.
9. Shperthimi i depozitave të gazit në Cleveland-in lindor në Ohajo, SHBA
Kjo fatkeqësi ka ndodhur pasditen e së premtes të datës 20 tetor 1944. Si rezultat i një rrjedhje gazi, u vranë 130 njerëz dhe shkatërroi një zonë rreth 1.6 kilometra në Cleveland, ana lindore e shtetit të Ohajo. Në orën 14:30 të pasdites të së premtes, 20 tetor i 1944, në zonën e depozitave të gazit të lëngshëm natyror të kompanisë Ohajo Gas, për shkak të ndërtimit të dobët filloi të rridhte gaz, kjo shkaktoi shpërthime të njëpasnjëshme, gjë që çoi në një katastrofë njerzore dhe mjedisore.
8.Katastrofa në hotelin Hyatt Regency
Kjo është një fatkeqësi që ka ndodhur më 17 korrik të 1981 në qytetin Kansas të Misurit, duke vrarë 114 njerëz dhe duke plagosur më shumë se 200 të tjerëve gjatë një feste. Në atë kohë ajo ishte kolapsi më vdekjeprurës në historinë e SHBA. Më 17 korrik të vitit 1981, rreth 2000 njerëz ishin mbledhur në një atrium për të marrë pjesë në një konkurs vallëzimi. Ndërsa dhjetra të tjerë ishin vendosur anash pistës për të ndjekur sektaklin. Në 07:05, shkallët e katit të dytë, të tretë dhe të katërt ishin të mbushura plot me njerëz. Ndërsa shkallët e katit të katërt të cilat ishin ndërtuar mbi ato të katit të tretë, të mbështëtura në kolona shufrash hekuri, nuk mund të mbanin peshën duke u shembur dhe vrarë 114 njerëz dhe plagosur më shumë se 200 të tjerë.
7.Katastrofa e Çernobilit
Në 26 prill të 1986-ës, bota pa aksidentin më të kushtueshëm të historisë. Tragjedia e Chernobyl është quajtur katastrofa më e madhe social-ekonomike në histori. 50 për qind e sipërfaqes së Ukrainës është në një farë mënyre e pabanueshme. Mbi 200,000 persona u detyruan të iknin nga shtëpitë e tyre dhe të gjenin të tjera, ndërkohë 1.7 milion veta u prekën direkt nga fatkeqësia. Numri i vdekjeve i lidhur me këtë tragjedi ku më pas u përfshinë edhe personat e vdekur më pas nga kanceri, arrin ne 12 mijë. Çmimi total për pastrim, dhe kompensimi i viktimave është llogaritur të jetë 200 miliardë dollarë. Çmimi i një mburoje prej çeliku për centralin bërthamor të Chernobyl kushton dy miliardë dollarë. Faji për aksidentin iu ngarkua punëtoreve të centralit, të cilët vepruan kundër procedurave të centralit.
6.Përmbyjta e digës St.Francis
Karriera e William Mulholland përfundoi më 12 mars 1928, kur diga e tij St. Francis, vetëm disa orë pasi ishtë kontrolluar nga vetë Mulholland, u shemb dhe dërgoi 47 milionë metër kub ujë në Clarita Valley Santa, në veri të Los Angeles, SHBA. Qyteti i Santa Paula ishtë varrosur nën 6 metra ujë dhe baltë, pjesë të tjera të Ventura County ishin të mbuluara deri në 21 metra. Ekipet e shpëtimit të katastrofave natyrore punuan 24 orë cdo ditë dhe numëri i vdekjeve është vlerësuar në 450, duke përfshirë edhe 42 fëmijë të një shkolle.
5.Mbytja e anijes Vasa
Vasa është një anije e rëndë e ndërtuar me çakëll në 10 gusht të 1628. Anija dështoi disa minuta pasi u largua 120 metra nga bregu, duke u zhytur 25 metra. Pavarësisht mos-stabilitetit në port, ajo u lejua të niset në lundrim. Kjo ishte për shkak të padurimit të Mbretit Gustavus Adolphus, i cili ishte jashtë vendit dhe donte të mbërrinte në datën e martesës së tij. Numri i të vdekurve ka arritur mes 35-50 detarë dhe ekuipazh.
4.Katastrofa e melasë në Boston
Në rrugën tregtare 529 të Bostonit ndodhej një depozitë me melasë (shurup i prodhuar nga bima e melakuqit), me diametër 15 metra gjërësi dhe 27 metra lartësi dhe me rreth 8.700.000 litra, e cila pas disa problemeve shpërtheu. Dëshmitarët deklaruan se ajo u shemb duke shkatërruar gjithcka që ishte rreth e qark saj. Forca e melasë ishte aq e fortë sa shkatërroi stacionin hekurudhor dhe të gjitha shtëpitë rreth e rrotull. Ndërsa numëri i të vdekurve arriti në 21 dhe 150 të plagosur.
3.Skylab
Me një peshë rreth 75 ton, Skylab ishte nisur në 14 maj të 1973 për në orbitën e Saturnit. Gjatë nisjes u bë një dëmtim mjaft i rëndë, duke përfshirë edhe humbjen e mburojës kunda diellit të stacionit dhe një nga panelet kryesore të saj diellore. Shaktërrimi i mburojës ishte shumë i komplikuar, pasi e la stacionin me një deficit të madh të energjisë. Edhe pse stacion orbital i hapësirës nuk u mbulua plotësisht në standardet e tij, në fund të fundit kostoja arriti 3.6 miliard dollarë.
2.Katastrofa e balones Airship R101
Balona R101 u nis më 4 tetor në 06:24 në destinacionin e synuar në Karaçi nëpërmjet një ndalesë për karburant në Ismailia të Egjiptit nën komandën e fluturimit të Lejtnant Carmichael Irwin. Mbi Francë, R101 hasi në erëra që forta të cilat dëmtuan pjesën e jashtme të balones duke i ekspozuar dhe carë depozitën e gazit. R101 u rrëzua në një kodër pranë Beauvais, në veri të Parisit, në vetëm 20 km / h. Përplasja bëri që hidrogjeni të shpërthente në zjarr në gjithë balonen. 46 nga 54 pasagjerë dhe ekuipazh u vranë.
1.Fatkeqëisa e avionit DC-10 në 1970
Në 1979, pas një sërë komplikacionesh të shumta, duke përfshirë edhe çështjet e sigurisë, avioni DC-10s u rrëzua menjëherë pas nisjes nga aeroportit . Fluturimi 191 humbi motorin e krahut numër një pas ngritjes nga aeroporti O’Hare International në Çikago, SHBA në 25 maj 1979. Ky aksident shkaktoi rreth 271 të vdekur.
