Featured
Elon Musk mer aprovimin për trenin nëntokësor të shpejtësisë së lartë

Kompania Boring, dhe zotëruesi i saj Elon Musk, ka marë aprovimin për ndërtimin e një treni me shpejtësi të lartë që shkon nga Aeroporti Ndërkombëtar i Chicago O’Hare në qendër të qytetit.
Linja e re hekurudhore, ose Chicago Express Loop, do të kryejë udhëtime 12 minutëshe në automjetet elektrike të quajtura “patina”, nga terminalet e reja të aeroportit për në qëndër të qytetit. Ky udhëtim zakonisht zgjat rreth 30 deri në 40 minuta, qoftë me tren nëpërmjet Linjës Blue të Çikagos, ose me taksi.
Të ashtuquajturat patina, do të nisen nga stacioni i tyre fillestar çdo 30 sekonda, duke vepruar 20 orë në ditë, shtatë ditë në javë. Sipas kompanisë Boring, çmimet nuk janë finalizuar, por “do të jenë më pak se gjysma e çmimeve tipike të shërbimeve të udhëtimit me taksi, megjithëse më e lartë se Linja Blu, që është linja hekurudhore.”Pasagjerët do të hipin në një automjet me tetë deri në 16 vende dhe do të udhëtojnë deri në 150 milje në orë nëpër tunelet e kompanisë “Boring Company”, që janë 12 metra të gjata, të ulur nën tokë deri në 30 deri në 60 këmbë.
Automjetet me vetëm një pasagjer gjithashtu do të jenë në dispozicion, por ende nuk ka të dhëna të sakta dhe të qarta për një gjë të tillë. Çdo ‘patinë’ elektrike me bateri është bazuar në modelin Tesla X dhe do të mekanikisht e izoluar në një pistë prej betoni. Secila prej tyre përmban një kabinë me sistem ajri të kontrolluar, hapësirë për ruajtjen e bagazheve dhe gjithashtu ofron edhe lidhje Wi-Fi.
Sipas Chicago Sun Times, Kompania Boring thotë se mund të instalojë gjithçka të përmendur, duke përfshirë edhe stacionin e ri të aeroportit dhe rinovimin e Bllokut 37, për më pak se 1 miliard dollarë. Kompania Boring thotë se projekti do të jetë 100 për qind i financuar privatisht. Sjellja e motorëve ekonomikë të Çikagos më afër, do ta mbajë qytetin në avantazh, do të krijojë mijëra vende pune të mira dhe do të forcojë qytetin tonë të madh për gjeneratat e ardhshme, tha kryebashkiaku Emanuel në një deklaratë për Mashable. Ky projekt transformues do të ndihmojë Chicagon të shkruajë kapitullin e ardhshëm në trashëgiminë tonë të inovacionit dhe shpikjes. Për kontrollin e volumit të lartë të linjës së aeroportit, Kompania Boring mposhti një ofertë rivale nga ndërmarrja e përbashkët e quajtur O’Hare Xpress LLC.
Kjo është një fitore tjetër për The Boring Company, e cila tashmë është duke u përgatitur për projektin e saj të ri ambicioz të një hyperloopi me shpejtësi ultra të lartë në Los Anxhelos, i cili thuhet se do të kushtojë vetëm 1 dollarë për çdo udhëtar për të udhëtuar brenda qytetit. Tuneli i parë LA u përfundua zyrtarisht në maj, pasi leja e gërmimit u dha në gusht të vitit të kaluar. Musk gjithashtu mori leje nga zyrtarët e Maryland për kompaninë e tij Boring për të ndërtuar një tunel 10 milje gjatë vitit të kaluar. Ajo do të shënojë pjesën e parë të projektit për hyperloopin të parashikuar për të transportuar njerëz nën tokë midis Nju Jorkut dhe Uashingtonit, D.C në vetëm 29 minuta.
