Njëherësh, kjo është struktura më e madhe në botë, që ka 26 metra hapësirë e cila është pezull, pa asnjë shtyllë mbajtëse, transmeton Telegrafi.

Kalimi nëpër panelet nga xhami, mundëson shikimin e peizazhit prej 718 metrave lartësi. Mirëpo, jo të gjitha po kanë guximin të kalojnë nëpër të.

“Më dukej sikur isha duke rënë prej lartësisë, nuk munda t’i bëjë më shumë se dy hapa”, ka thënë një vizitore.

Por, të tjerë nuk po ndjehen njëjtë, pasi prej se është lëshuar në funksion në fillim të prillit, ka kaluar çdo pritje, duke u vizituar prej një numri enorm të vizitorëve nga regjione të ndryshme.