Aktuale
Hidrocentralet, Ramosaj padi për ministrinë
Ndërtimi i këtyre digave e shterrja e këtij lumi ngriti në këmbë Komunën e Deçanit.
Vazhdimi i përdorimit të Lum Bardhit për të prodhuar energji elektrike kompania Sh.P.K “Kelkos Energy” mund të bëhet subjekt gjykate.
Kjo pasi kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj po paralajmëron padi për mosrespektim të përgjegjësive ligjore.
“Kemi bërë përpjekje të vazhdueshme dhe jo vetëm në këtë kohë por edhe në kohë të mëhershme kemi bërë edhe inspektime, kemi edhe padi të cilat i kemi dërguar në Gjykatë që me u respektu këtë natyrë”, tha Ramosaj.
Ai tha se ka përkrahjen e Qeverisë Haradinaj.
Ramosaj kërkon që veprimet e Ministrisë së Ambientit të ndërmerren sa më shpejt që është e mundur.
Por deputeti Armend Zemaj, që vjen nga kjo zonë thotë që këto veprime tani janë të padobishme.
“Edhe vetë padia është e vonuar, edhe vetë masa që është dashtë të ndërmerret nga komuna duke e parë çdo ditë degradimin e kësaj pjese”, tha Zemaj.
E në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor thonë se vite më parë kjo kompani është dërguar në gjykatë. Ndërsa, zyrtarët e ministrisë po thonë se do ts vizitojnë më shpesh këtë zonë.
Halimi poashtu thotë se në qoftë se vërtetohet që nuk po ruhet minimumi ekologjik, ndaj kompanisë do të marrin masa.
Për gjithë këtë klankosova për dy ditë e pati të pamundur që ta kontaktoj me drejtuesit e kompanisë Sh.P.K “Kelkos Energy”.



