Featured
Gabimet më të mëdha dhe më qesharake në ndërtim

Prej shumë vitesh në shumë vende të botës, madje edhe tek ne nisi një “revolucion” ndërtimor, ku brenda pak kohësh janë ndërtuar gradaçela dhe pallate qindra katesh. Megjithatë pavarësisht përsosjes së teknikave nuk mungojnë as gafat e muratorëve apo inxhinierëve.
Më poshtë kemi sjell për ju dhjetëra gabime gjatë ndërtimit, nga të cilat mbetesh me gojë hapur dhe është shumë e vështirë të gjesh arsyen se përse ka ndodhur një gjë e tillë. Po e fillojmë me një nga fotot, ku kemi një godinë dykatëshe dhe porta e garazhit ndodhet në katin e dytë. Në foton tjetër kemi një palë shkallë ku pjesa e sipërme e tyre është bllokuar nga shkallët e katit tjetër.
Por nuk mbaron me kaq, pasi skenat janë nga më qesharaket. Kemi një qyp tualeti ku mbi të është edhe dushi, dritare të shtrëmbura, bankomatët e bankave njëri shumë lart dhe tjetri shumë ulet. Të tjera imazh mund t’i ndiqni më poshtë.
