Arkitekturë
Disa kuriozitete nga fusha e ndërtimit

Pse romakët ishin mjeshtra të ndërtimtarisë ?
Romakët, në kohën e tyre ishin në gjendje të prodhonin një lloj cementoje, që edhe nën ujë forcohej.Kjo fshehtësi u gjet përsëri në Evropën e shekullit XVII. Romakët po ashtu dini të krijonin tulla dhe çeremide të djegura. Mjeshtërit romak me to konstruktonin forma të ndryshme si harqe, kurora etj. Kështu ata ishin në gjendje të ndërtonin Amfiteatër, Akueduktë, Ura, Kalaja, Kulla ndriçuese dhe rrugët më të mira në botë.
Cilat ishin ndërtesat më të larta në mesjetë?
Ndërtesat më të larta mesjetare ishin katedralet. Ndërtimtarët dhe arkitektët evropian shtyheshin ndërmjet tyre cili do të ndërtonte Kishën më të lartë. Shpesh kullat rrëzoheshin për shkak se themelet nuk e bartnin peshën vetë kullës.
Sa peshon kulla e Eiffel-it ?
Kulla e Eiffel-it është simboli i famshëm i kryeqytetit të francezëve, Parisit. Kulla është mbaruar më 1889 dhe është 300 metra e lartë. E ndërtuar vetëm nga çeliku për atë kohë ishte konstruksion i së ardhmes. Për ndërtimin e saj janë përdorur më shumë se 7600 tonelata çelik.
Pse deri para 100 viteve nuk ka pasur Kulla ?
Sa më të larta që të ndërtoheshin ndërtesat e gurit aq më të trasha duhet të bëheshin muret e themeleve, në mënyrë që të mund të mbanin peshën e rëndë. Ky ishte edhe problemi që deri në vitet 1880-të e kufizonte lartësinë e ndërtesave; pastaj filluan eksperimentet e para me rrjetat e çelikut. Një ndërtesë e Sigurimeve në Çikago e ndërtuar më 1885, ishte ndërtesa e parë e ndërtuar pa mure bartëse klasike. Ndërtesa ishin te konstruktuara nga një rrjetë shufrash të metalta edhe pse kjo ishte vetëm 10 kate e lartë, ishte ndërtesa që hapte rrugën për kullat e së ardhmes që e bënë Amerikën të njohur.
