Aktuale
Lekaj përsërit zotimin për kyçjen e Vitisë në Autostradën “Arbën Xhaferi”

Ditë më parë shoqëria civile në Komunën e Vitisë kishin paralajmëruar që do të protestojnë për kyçje në Autostradën “Arbën Xhaferi”, premtim ky që ishte dhënë nga Ministria e Infrastrukturës. I pari i kësaj të fundit, Pal Lekaj edhe njëherë sot ka përsëritur zotimin se do të ndodhë kyçja e Vitisë në këtë autostradë.
Ai në një takim që pati me kryetarin e Vitisë Sokol Haliti, deputetë e përfaqësuese të shoqërisë civile të kësaj komune, tha se kyçja do të ndodhë në afatin optimal, duke specifikuar mesi i shtatorit.
Postimi i plotë i Lekaj:
Shoqëria civile, e mbështetur nga të gjitha subjektet politike, shoqata e biznesit, ajo e veteranëve dhe familjeve të dëshmorëve, mërgimtarëve dhe bashkësive fetare në komunën e Vitisë
Në takim më udhëheqësit e Komunës së Vitisë, deputetë, përfaqësues të subjekteve politike dhe shoqërisë civile të kësaj Komune.
Më mysafirët biseduam për kyqjen e Vitisë në autostradën “Arbën Xhaferi”, ku e përsërita zotimin e Ministrisë dhe të Kryeministrit e Qeverisë se kjo kyqje do të ndodhë dhe atë në afatin më optimal të mundshëm, që është mesi i shtatorit.
Jemi duke ndërtuar infrastrukturë moderne që kërkonë standarde dhe siguri të plotë, sepse është në pyetje jeta e qytetarëve tonë. Ne me 14 qershor do të përurojmë segmentin e tretë prej mbi 10 kilometrash dhe këtij fakti duhet t’i gëzohemi të gjithë, e jo të bëjmë thirrje për protesta e dëmtim të pronës publikë, sepse kjo nuk është në funksion të askujt dhe të asgjëje.
Duke qenë të harmoni të plotë dhe në mirëkuptim te të gjitha palëve, mund t’i shtyjmë përpara gjërat positive dhe t’i eliminojmë ato negative që na nxjerrin pengesa për të ecur tutje në kompletimin e infrastrukturës së Kosovës, aq e nevojshme për lidhjen e vendit tonë për koridoret që sjellin zhvillim ekonomik.
