Connect with us

Aktuale

Ministrat që hynë në kredi për shtëpi, banesa e troje

Published

on

Më shumë borxhe se të hyra.

Mbi 20 mijë euro sillen të hyrat vjetore të secilit prej ministrave kosovarë, ndërsa borxhet u arrijnë deri në mbi 100 mijë euro.

Arjeta Shabani

Prej 12 ministrave të Qeverisë Haradinaj, sa e kanë deklaruar pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK) deri tani, vetëm dy prej tyre nuk kanë detyrime financiare ndaj bankave.

Të tjerët kanë hyrë në kredi mijëra euro për blerje të trojeve, banesave, shtëpive apo për renovim të tyre, shkruan Ndërtimi.info.

I pari për detyrime financiare ndaj bankave prej ministrave që deri më tani e kanë deklaruar pasurinë në AKK është Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani. Borxhi i Ministrit Hasani, sillet rreth 300 mijë euro.

Hasani në regjistrin e pasurisë ka deklaruar se ka një kredi në vlerë prej 190 mijë e 725 euro për blerje të patundshmërisë, si dhe kredi tjetër të përbashkët në shumë prej 100 mijë eurove.

Por, në anën tjetër, Hasani ka në pronësi troje në vlerë mbi 200 mijë euro. Madje, ai ka në pronësi të përbashkët edhe një fabrikë.

Ministri Hasani ka deklaruar se ka truall në vlerë prej 200 mijë euro, si dhe tri troje tjera në vlerë mbi 9 mijë euro.

Edhe të hyrat vjetore të tij nuk janë të vogla. 1 mijë e 693 euro merr si pagë nga Kuvendi Komunal i Gjilanit, 8000 euro si pagë nga “City Projects”, 4 mijë e 437 euro prej MTI, si dhe 402 euro mëditje prej MTI.

Për kredi, menjëherë pas Hasanit renditet kolegu i tij nga Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj.

Ministri i Inovacionit u ka goxha borxh bankave. 120 mijë euro është vlera e detyrimeve financiare të Beqajt ndaj bankave, për të cilat thotë se 30 mijë i ka marr si kredi për renovim dhe 80 mijë të tjera i ka huazuar.

Beqaj ka në pronësi shtëpi dhe truall në vlerë prej 232 mijë euro, për të cilën ka deklaruar se e ka blerë me kursim, huazim dhe kredi.

Përveq kësaj shtëpie, Beqaj ka deklaruar se ka edhe shtëpi familjare dhe truall në vlerë prej 500 mijë euro, shtëpi tjetër familjare në vlerë prej 250 mijë euro, tokë dhe mal në vlerë prej 500 mijë euro, tokë dhe objekt që kapin shumën 1 milionë euro.

Por, këto toka e shtëpi, Beqaj ka deklaruar se janë në pronësi të përbashkët.

Pasuria e Beqajt nuk mbaron këtu. Ai merr 20 mijë euro në vit pagë vjetore si ministër, 8 mijë të tjera si profesor në UP, 12 mijë euro honorar nga Gjimnazi Cambridge dhe 2 mijë e 500 euro për angazhim në Universitetin e Pejës.

Edhe Ministri i Forcës për Sigurinë e Kosovës, Rrustem Berisha është i zhytur në borxhe.

Ministri i FSK-së ka deklaruar se ka kredi 10 mijë euro për investim të shtëpisë, kredi tjetër në vlerë prej 91 mijë e 357 euro për blerje të arës dhe shtëpisë, 5 mijë euro për investim në renovimin e shtëpisë, si dhe 86 euro tjera.

Por, Berisha ka edhe goxha pasuri. Ministri i FSK-së po del të jetë i dhënë edhe pas tokave bujqësore.

Përveç tokave bujqësore në vlerë prej 420 mijë euro që ka deklaruar se janë në pronësi të përbashkët, Berisha ka një livadh në vlerë prej 5 mijë euro, arë në vlerë prej 100 mijë euro, si dhe një stand të drurit, që kap shumën prej 32 mijë e 375 euro.

Edhe të hyrat e tij vjetore nuk janë të ulëta.

Ai merr pagë si ministër, pension nga FSK-ja e mëditje.

Si ministër ka marrë pagë në vlerë prej 22 mijë e 817 euro, nga Kuvendi i Kosovës ka marrë edhe 14 mijë e 652 euro, 5 mijë e 736 euro si pension vjetor nga FSK, si dhe 1 mijë e 5 euro për mëditje.

Milioneri Pal Lekaj

Vetëm tre hektarë tokë që ka në pronësi, Ministrin e Infrastrukturës Pal Lekajn,  e bëjnë milioner. Lekaj në regjistrin e pasurisë ka deklaruar se ka shtëpi në vlerë prej 280 mijë euro, si dhe 3 hektarë tokë që ka deklaruar se kanë vlerë 1 milion e 500 euro, shkruan Ndërtimi.info.

Por, për kredi as Lekaj nuk qëndron më mirë se kolegët e tij. Ai ka një kredi në vlerë prej 75 mijë euro me kohëzgjatje për 10 vite.

Ndërsa, merr pagë vjetore prej 14 mijë e 18 euro, si Ministër i Infrastrukturës, si dhe ka marrë 1 mijë e 459 euro si mëditje për udhëtime zyrtare jashtë vendit.

Kredi prej 50 mijë euro, ka edhe kolegu i Lekajt nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.

Vlera e borxheve të Llukës sillet mbi 50 mijë euro, për të cilat shumicën ka deklaruar se i ka marr si huazim për shlyerje të kredisë.

Një shtëpi në vlerë prej 170 mijë euro është pasuria e vetme e paluajtshme që ka deklaruar se ka në pronësi.

As të hyrat vjetore të Llukës krasharuar me Ministrat e tjerë nuk janë aq të larta. 4 mijë e 150 euro është paga mujore që merr si ministër nga Qeveria e Kosovës, ndërsa 1 mijë e 380 euro është vlera e mëditjeve që ka marr nga MZHE-ja.

Për blerje të tokës, kredi ka marrë edhe Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri. 30 mijë euro është vlera e kredisë së Tahirit.

Por, në anën tjetër, ai ka në pronësi toka, shtëpi e shtëpi tjetër malore.

Tahiri ka deklaruar se ka shtëpi dhe 5 ari tokë në vlerë prej 360 mijë euro, ndërtimi i së cilës thotë se është financuar nga shitja e tokës në Fushë Kosovë dhe nga biznesi familjarë, shtëpi tjetër dhe lokale afariste në vlerë prej 400 mijë euro, tokë në vlerë prej 288 mijë euro, si dhe shtëpi malore në shumë prej 30 mijë euro.

18 mijë e 87 euro është paga vjetore që merr nga Qeveria e Kosovës, si dhe 12 mijë e 828 euro ka deklaruar se merr nga qiraja nga lokalet afariste.

Edhe Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi u ka detyrime financiare bankave. Vlera e tyre arrin në 27 mijë euro.

Por, pavarësisht borxheve, Bytyqi ka pasuri të paluajtshme në vlerë prej qindra mijëra eurove, si dhe të hyra vjetore të majme.

Bytyqi ka deklaruar se ka banesë në vlerë prej 105 mijë euro, shtëpi në vlerë prej 110 mijë euro, truall në vlerë prej 18 mijë euro, truall tjetër në vlerë 15 mijë euro, dhe për truallin dhe tokën tjetër që ka në pronësi nuk ka deklaruar çmim.

Paga që merr nga MASHT-i është 13 mijë e 200 euro, si dhe 50 mijë euro të tjera merr si fitim nga biznesi.

Me kredi, banesë ka blerë edhe Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli.

Ismajli në regjistrin e pasurisë ka deklaruar se ka banesë në vlerë prej 135 mijë euro, të cilën e ka blerë nga shitja e banesës dhe me kredi, si dhe ka blerë tokë në vlerë prej 20 mijë euro, poashtu me kredi.

Ismajli ka detyrime financiare nëpër banka në vlerë prej 13 mijë e 95 euro.

15 mijë e 246 euro është paga vjetore që merr ai si ministër, 6 mijë e 214 euro merr nga Bon Vivant, si dhe 195 euro si pagë nga Kuvendi Komunal i Gjilanit.

Borxheve nuk u ka shpëtuar as Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha.

Hoxha ka deklaruar se ka një kredi në vlerë prej 16 mijë e 900 euro, si dhe një tjetër prej 5 mijë euro. Ka një shtëpifamiljare në pronësi të përbashkët në vlerë prej 200 mijë euro, një tjetër personale në vlerë poashtu 200 mijë euro.

Nga Qeveria, si ministre merr pagë në shumë prej 1 mijë e 168 euro, ndërsa si mëditje vjetore ka marrë 2 mijë e 573 euro.

Ministrat pa kredi

Vetëm dy Ministra prej atyre që deri më tani e kanë deklaruar pasurinë u kanë shpëtuar borxheve. Janë Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi dhe ai i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, të cilët nuk kanë asnjë detyrim financiar nëpër banka.

Së paku kështu kanë deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Ministri Gashi ka deklaruar se ka shtëpi dhe 5 ari truall në vlerë prej 60 mijë euro në pronësi të përbashkët, shtëpi tjetër dhe 5 ari truall tokë në vlerë prej 140 mijë euro, tokë në vlerë prej 80 mijë euro, si dhe 20 ari tokë tjetër që kap shumën prej 60 mijë euro.

Kurse, ka deklaruar se merr pagë mujore prej 1 mijë  e 173 euro nga Qeveria e Kosovës si ministër, 208 euro si honorar nga Kuvendi Komunal në Prizren, si dhe 1 mijë e 400 euro ka marrë si mëditje jashtë vendit nga Qeveria.

E ministri Yagcilar ka deklaruar se ka një banesë në vlerë prej 32 mijë euro, që thotë se e ka blerë me kursime, si dhe banesë tjetër që e ka blerë me kredi që kap shumën prej 65 mijë euro. Shtëpinë tjetër në vlerë prej 110 mijë euro, thotë se e ka në pronësi të përbashkët.

Nga Qeveria merr pagë dhe mëditje në shumë prej 16 mijë e 429 euro. /Ndërtimi.info

 

 

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending