Featured
Bien çmimet e kostos së ndërtimit në Kosovë

Ata që do të duan të ndërtojë shtëpi apo objekte të ndryshme në Kosovë, si duket këtë vit do ta kenë më lirë. Kjo pasi në tre muajt e parë të këtij viti ka rënë çmimi i kostos së ndërtimit, krahasur me tre muajt e fundit të viti 2017, shkruan Ndërtimi.info.
Sipas, Agjencisë e Statistikave të Kosovës (ASK) indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati një rënie prej (-0.7%) në tremujorin e parë (TM1 2018), krahasuar me TM4 2017. Rënie më të madhe kishin kategoritë: energjia (-4.9%) dhe materialet (-1.0%). Kurse, një ngritje e lehtë u vërejt te: makineritë 0.7% dhe kostot e tjera 0.5%.
Ndërkaq, krahasuar TM1 2018 me TM1 2017, Indeksi i Kostos së Ndërtimit kishte ngritje me një mesatare prej 0.6%. Indeksi i tërësishëm i Kostos të Ndërtimit në Kosovë (IKN) u ngrit për (0.6 %) në TM1 2018 krahasuar me TM1 2017. Ngritja e indeksit kryesisht u vërejt të kategoria materialet (1.0 %). Ndërsa kategoritë qe kishin rënie janë: kategoria e makinerisë (-2.2%) dhe energjia (-1.4%).
Indeksi i Kostos të Ndërtimit mat zhvillimin e çmimeve të faktorëve të prodhimit të lëndëve të para, të pagave, makinerive, transportit, energjisë dhe kostot e tjera që përdoren në projektet e ndërtimit. Indeksi mat ndryshimin e çmimeve për faktorët individualë të prodhimit dhe i peshon këto në përputhje me një sistem të caktuar të peshimit.
