Aktuale
Ende pa u realizuar tri Zona Ekonomike, MT-ja jep leje për të tjera

Ende pa u realizuar zonat e lira ekonomike në Mitrovicë, Prizren e Gjakovë, Ministria e Tregtisë ka vazhduar dhënien e lejeve për zonë ekonomike në Komunën e Vushtrrisë, Malishevës e Vitisë.
3 zonat e para u iniciuan si premtim elektoral i ish-kryeministrit Hashim Thaçi, gjatë fushatës zgjedhore në vitin 2014, raporton KTV.
Duke rezultuar në tetë zona ekonomike gjithsej.
Ndërkaq, kërkesë është bërë edhe nga Komuna e Gjilanit.
Por një qasje e tillë nga institucionet për krijim të zonave ekonomike nuk po u pëlqen në Odën Ekonomike të Kosovës.
Zonat Ekonomike, të cilat supozohet të krijohen për ofrim të kushteve për bizneset vendore dhe tërheqjen e investitorëve të huaj, vlerësohet se nuk po e kanë këtë rol.
Madje shumë nga këto zona ishin përmendur si zgjidhje për zhvillim ekonomik nga kandidatët për kryetarë komunash gjatë fushatës së fundit të zgjedhjeve lokale, përfshirë ata që kanë fituar zgjedhjet.
Rukiqi tregon se të gjitha lejet për zonat e fundit janë bërë pa ndonjë studim të fizibilitetit, njëjtë sikur për zonat që u premtuan nga Thaçi.
Ministri i Tregtisë, së fundmi e ka miratuar krijimin e zonës ekonomike në Banjë të Malishevës, fshat i liderit të partisë së tij, Fatmir Limaj.
KTV-ja ka provuar të flasë me Bajram Hasanin, por ai nuk është përgjigjur në kërkesën e televizionit.
Lidhur me këtë veprim, në mbledhjen e Qeverisë pati reaguar edhe Ministri i Zhvillimi Ekonomik.
Studiuesi i ekonomisë, Naim Gashi, thotë se është i pajtimit që të ketë sa më shumë zona ekonomike, pasi kostoja e produkteve do të ulej.
Vërejtje për financimin e zonave ekonomike është dhënë edhe në Raportin e fundit të Progresit.
Vlerësimet e Komisionit Evropian thonë se kjo është bërë pa ndonjë plan të qartë apo analizë transparente të ndikimit.
