Aktuale
Kuvendi të dielën zhvendoset në Prizren

Kuvendi i Kosovës të dielën e organizon një seancë solemne. Por kjo seancë nuk do të mbahet si rëndom në Prishtinë, shkruan AktivPress.
Kësaj radhe, deputetët do të zhvendosen me shkas në Prizren.
Në qytetin historik, do të flitet për 140 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Siç njofton Kuvendi, mbledhja do të mbahet në Kompleksin Monumental të Lidhjes në Prizren, në orën 10:00.
Në vijim mund të lexoni agjendën shtetërore të aktiviteteve për shënimin e këtij përvjetori.
1. Ora 9:00 – Në oborrin e Lidhjes së Prizrenit vihet gurthemeli i kompozicionit të shtatoreve të liderëve të Qeverisë së Lidhjes.
2. Ora 09:30 – Hapja e ekspozitës së buqetave të skulptorëve për konkursin mbarëkombëtar dhe ekspozita e Bankës Qendrore të Kosovës dhe Bankës Qendrore të Shqipërisë me monedha të vjetra, nga koha e Skënderbeut.
3. Ora 10:00 – Mbahet Seanca Solemne e Kuvendit të Kosovës, me rastin e shënimit të 140 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit (Hapësira e Kompleksit të Lidhjes).
4. Ora 11:00 -Akademia Solemne (Hapësira e Kompleksit të Lidhjes).
5. 11:30 – Konferencë për media (Hotel Theranda).
6. Ora 12:00- Organizohet turniri ndërkombëtar i Mundjes (Klubi i Mundjes Prizreni), Pallati i Sporteve.
7. Ora 13:00 -Konferencë shkencore 140 vjetori i Lidhjes (Tri institutet e Historisë: Tiranë, Shkup dhe Prishtinë), salla e Kuvendit Komunal të Prizrenit.
8. Ora 15:00 -Hapet Ekspozita mbarëkombëtare në pikturë, Hamami i qytetit në Prizren (10-20 qershor).
9. Ora 20:00 – Mbahet Koncerti i Ansamblit Kombëtar Shota (Prizren, sheshi i qytetit).
