Connect with us

Aktuale

Gropat në asfaltin e saposhtruar

Published

on

Rruga Lipjan – Magure është mbushur me gropa, përkundër që është shtruar vitin e kaluar. Kjo rrugë që i ka kushtuar buxhetit të Kosovës rreth 1,2 milionë euro është mbushur me gropa.

Banorët e disa fshatrave të Komunës së Lipjanit janë ankuar për cilësinë e asfaltit, madje thonë se baza e asfaltit nuk është shtruar siç është standardi.

“Veç sa me than që kjo rrugë është e shtruar, se faktikisht nuk është bërë asgjë në këtë rrugë. Kjo është aq e prishur, për tre muaj që është përfunduar tash veç kanë fillu gropa mu bo. Këta janë tu shtruar lloq. Baza është krejt lloq”, tha Milaim Metaj, nga fshatit Magure.

Ai ka paralajmëruar se nuk do ta lejojnë kompaninë e njëjtë që t’i mbushin gropat, pasi do të bllokojnë rrugën bashkë me banorët e fshatrave tjera (Magures, Qylagës, Poturovcit, Torinës)

Edhe Gzim Bytyqi, përfaqësues i banorëve i fshatit Qylagë tha se kjo punë është e dështuar.

“Si punë e kësaj rruge që është bo po shihet që është punë e dështuar. Shtresa e parë e asfaltit ka përfunduar. Pretendohet edhe një shtresë e dytë po ne e dimë çfarë baze ka edhe 10 shtresa me ja dhënë kjo rrugë është tërësisht e dështuar”, shtoi Bytyqi.

Kjo rrugë sipas tij i lidh 10 fshatra me aeroport.

KALLXO.com, ka kontaktuar me kompaninë e cila e ka bërë asfaltimin e kësaj rruge Trasing Group.

Drejtori i kësaj kompanie, Visar Berisha me e-mail, ka njoftuar se projekti nuk ka përfunduar dhe së është duke u punuar.

Ndërkaq ka treguar edhe arsyen e dëmtimeve.

“Arsyeja e dëmtimeve është si rezultat i ngarkesave të mëdha të cilat nuk kanë pas mundësi të devijohen gjatë realizimit të punëve përkatësisht para punimit të shtresës së dytë të asfaltit dhe si rezultat i këtyre ngarkesave dhe sasia e madhe e ujërave në atë pjesë  ka bërë që vetëm një shtresë asfalti nuk ka mund të përballoj. Sa i përket trupit të rrugës është në rregull pra ka dëmtime vetëm në shtresën e asfaltit për arsyet e lart cekura”, thuhet në përgjigje.

Sipas ‘Trasing Group’, Ministria e Infrastrukturës ka qenë vazhdimisht në kontakt përmes organit mbikëqyrës dhe ka ndalë pagesa në vlerë të dyfishtë të dëmtimeve deri sa të sanohen.

“Punimet në atë pjesë nuk kanë përfunduar është duke u punuar dhe do të sanohen ato pjesë dhe to të punohet shtresa e dytë e asfaltit”, thuhet në përgjigje duke shtuar se pranimi teknik nuk është bërë ende.

Trasing Group u zotua se përgjegjësia bie mbi ta dhe se do të trajtoj të gjitha defektet.

E në ministrin e Infrastrukturës tregojnë se e kanë ndryshuar projektin në mes të realizimit të tij. Avdyl Ymeri, menaxher i projektit nga Ministria e infrastrukturës tha për KALLXO.com se ndërtimi i rrugës Lipjan-Magurë është projekt i cili nuk ka përfunduar akoma, ngase është projekt i ndarë me buxhet për tri vite.

Sipas tij punimet në këtë rrugë kanë filluar me datë 15 tetor 2016 dhe janë mbyllë me 24 dhjetor 2016.  Në vitin e dytë 2017 kanë filluar me 20 mars 2017 dhe janë mbyllur me 04 dhjetor 2017, ndërsa në vitin e tretë të ndërtimit 2018 është startuar me punë me 03 prill 2018 dhe janë në vijim e sipër.

Sipas tij çmimi i kësaj rruge ka kushtuar në kontratën bazë 1,164,689.24 euro, aneks kontrata 113,740.58 euro.

Kjo ministri thotë se do të ketë një kontratë të re për një punë që ishte planifikuar në kontratën e parë, e që është shtrimi i shtresës së dytë të asfaltit.

“Ministria e Infrastrukturës me anën e komisionit nga kontrata bazë ka hequr shtresën e dytë të asfaltit që kap vlerën prej 217,255.94 euro (shtresa e dytë e kësaj kontrate është shpall si fazë e veçantë ndërtimi), në vend të kësaj vlera është duke u kryer kanalizimi atmosferik dhe punë tjera të drenimit që kapin vlerën monetare prej 166,760.41 euro. Prandaj shuma totale e kontratës është 1,227,934.05 euro”, tha Ymeri.

Sipas Ymerit, në pjesën e asfaltuar ka pasur dëmtime prej 3,961 m2 asfalt dhe kompanisë sipas tij nuk i janë faturuar/paguar deri në momentin kur të bëjë sanimet.

“Sasia prej 9,750m2 asfalt, që kap vlerën e dyfishit të dëmeve të ndodhura në trase. Përveç kësaj në emër të ruajtjes për siguri të punimeve i është ndalë 10% e punimeve të kryera 68,424.70 euro”, shtoi Ymeri.

Sipas MI në bazë të statistikave 55 për qind e rrugës nuk ka përfunduar akoma dhe se ka dhe do të ketë mbikëqyrje nga MI deri në përfundim të projektit.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending