Featured
Magjistralet lihen pa pastruar

Një rrethrrotullim në rrugën që lidh Prishtinën me kryeqytetin, ka marrë pamjen e një parku të vogël botanik, ku bimët kanë arritur gjatësi deri në një metër.
Bimët kanë mbuluar një rrethrrotullim në magjistralen Prishtinë – Fushë Kosovë. Bimët kanë arritur lartësi mbi një metër, gjë që pamundëson që vozitësitë të shohin veturat nga ana tjetër e rrugës.
Bari e bimët janë rritur edhe në pjesë të tjera përgjatë kësaj rruge. Krahas bimëve në rrugë ka edhe shumë mbeturina.
Për këtë gjendje janë të njoftuar edhe në Ministrinë e Infrastrukturës. Zëvendësministri Rexhep Kadriu tha se këto rrugë janë pa mirëmbaje që nga muaji mars.
“Kemi pas pengesë në përzgjedhje të kompanisë. Ka shkuar lënda në OSHP dhe fatmirësisht sot është nënshkruar kontrata me kompaninë”, tha ai për Klan Kosovën.
Kjo po shkakton telashe për vozitësit, ndërsa për këtë problem është në dijeni edhe Ministria e Infrastrukturës.
Por, sipas Kadriut puna për mirëmbajtje do të nis të hënën, ndërsa pastrimi dhe intervenimet tjera do të bëhen sipas nevojës.
