Connect with us

Trashëgimia

Hoteli luksoz në SHBA, që për 30 vite ruajti sekretin më të madh të Luftës së Ftohtë [video]

Published

on

Hoteli Greenbrier gjendet rreth pesë orë larg Washingtonit, dhe reklamohet si “vendi ku amerikanët pushojnë që nga viti 1778”. Ueb-faqja e këtij hoteli u bënë thirrje mysafirëve potencial, “ta shijojnë jetën ashtu sikur pak njerëz kanë fatin ta shijojnë”.

Ata pak mysafirë të përzgjedhur janë 26 presidentët amerikanë dhe disa mbretër të Evropës. Në këtë hotel kanë kaluar net të tëra fytyra të rëndësishme, por asnjëri prej tyre nuk kanë qenë në dijeni për sekretin më të madh të tij.

I njohur me emrin e koduar “Projekti ishulli grek”, në fund të viteve të ’50-ta qeveria amerikane filloi ndërtimin e bunkerit, brenda të cilit do të strehoheshin anëtarët e Kongresit në rast të ndonjë lufte bërthamore.

Asokohe ishte diçka normale për faktin se kishte kërcënime të vazhdueshme, dhe është e logjikshme që janë detyruar të ndërmarrin masa për të mbrojtur funksionarët e lartë të shtetit.

Vetëm një numër i vogël ka qenë në dijeni për ekzistencën e bunkerit Greenbrier: Anëtarët e Kongresit do të ishin njoftuar vetëm disa minuta para se të niseshin atje.

Pasi që për fat të mirë nuk ka ardhur deri te ndonjë katastrofë bërthamore për çka edhe ishte ndërtuar, shumica e kongresistëve kurrë nuk janë njoftuar për ekzistencën e tij.

Ndërtimi i tij filloi në vitin 1958 dhe ka zgjatur plot  dy vite e gjysmë. Punëtorëve që merreshin me ndërtimin, mysafirëve dhe punëtorëve të “hotelit”, u ishte thënë se po ndërtohet një objekti i ri ku do të zhvilloheshin takime nëpër salla të mëdha.

Bunkeri Greenbrier është i mbrojtur me mure të betonit me trashësi prej metër të përforcuar me barriera tjera të çelikta. Kulmi i tij ishte 20 metra nën tokë, kurse bunkerit jo që ishte një strehimore nëntokësore: ka pasur sistem të avancuar ventilimi i dizajnuar jo vetëm për riciklimin e ajrit, por edhe e filtronte nga rrezatimi.

Ky kompleks gjithashtu posedonte hapësirën e dizajnuar për mbledhje të anëtarëve të Kongresit. Ndërkaq Senati ka pasur hapësirën e vet si dhe stafi i Shtëpisë së Bardhë, kurse takimet e përbashkëta zhvilloheshin në hapësira të veçanta brenda bunkerit.

Aty ishte e ndërtuar edhe studio e televizionit, kurse anëtarët e Kongresit do të kalonin netët në shtretërit e ushtrisë. Në hotel stafi ishte i angazhuar që të përkujdesen që ushqimin ta “ripërtërijnë”.

Ky bunker ka mbetur sekret edhe pas 30 viteve, madje edhe kur Washington Post zbuloi historinë e Greenbrier. Autoritet kategorikisht e kanë mohuar këtë, duke pretenduar se nuk ka strehimore bërthamore e as kurrfarë objekti qeveritar.

Trashëgimia

Në Bostan të Novobërdës fillojnë gërmimet arkeologjike

Published

on

Në lokalitetin arkeologjik të fshatit Bostan në Komunën e Novobërdës, kanë nisur hulumtimet dhe gërmimet arkeologjike.

“Përmes zbulimeve arkeologjike formësohet historia e lashtë e vendit tonë.”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

Ky lokalitet  në mesin e banorëve njihet me emrin “Gumnishtë” dhe ndodhet në lartësi mbidetare 957m, ndërsa qëllim i këtij hulumtimi është konfirmimi i një qendre banimi që lidhet me periudhën e Mbretërisë Dardane.

Continue Reading

Trashëgimia

Gjendet një vend me përplot bukuri natyrore në Kalanë e Vuçakut në Drenas

Published

on

Gjendet në një vend me përplot bukuri natyrore dhe potenciali e rëndësia historike që ka e bën tejet të veçantë Kalanë e Vuçakut në Drenas.

Ndërhyrjet në këtë kala kanë nisur dhe në fokus kanë pastrimin, konservimin e strukturave dhe përgatitjet që ky monument të jetë në shërbim të turizmit kulturor.

“Ky do të jetë një vit intensiv me punë në arkeologji”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia

Restaurohet shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova si aset i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore

Published

on

Shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova, me arkitekturë tradicionale të fundit të shekullit VIII-të gjendet në pjesën e vjetër të qytetit dhe ka pamje mbresëlënëse.

Ndodhet mes Muzeut Historik dhe hapësirës ku është i vendosur busti i Sylejman Vokshit.

Gjakova njihet si qytet i kulturës, traditës dhe qytetërimit. Investimet në ruajtjen trashëgimisë kulturore nga MKRS nuk do të ndalen./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending