Aktuale
Dikur shfrytëzohej nga njerëzit, sot lopët gjejnë strehë në stacionin e trenit

Fshati Baicë ka pamje shumë piktoreske, ku vetëm zogjët dëgjohen. Në këtë fshat është një objekt i vogël i stacionit të trenit, por i harruar. Tërësisht jashtë funksionit e në gjendje katastrofale. Funksioni i vetëm që kryen gjatë këtyre ditëve të nxehta vere është se bëhet strehë për lopët.
Ai, dikur ishte magjepsë. Ishte ndërtuar me gurë nga vendi, të marrë vetëm pak metra larg vendit ku është ndërtuar. Kulmin e ka të llojit të varëses së dyfishtë. Ai, ishte projektuar dhe ndërtuar nga francezët.
Stacioni është magjepsës, që u ndërtua me gurët e marrë pak kilometra më lartë.
Në mes të objektit të drejtuar kah hekurudha, është edhe një prerje e dritarës, që në fakt nuk ka dritare, kjo është një detaj arkitektonik që tregon profesionalizëm.
Arkitekti Herolind Islamaj ka shjeguar arkitekturën e këtij stacioni, në veçanti këtë dritare.
“Dritarja e mbyllur që bie në sy, sipas gojëdhënave dhe formës në fasadë është lënë me qëllimin e vetëm që të ruhet ritmi në arkitekturë. Kjo pjesë gjithashtu ka shërbyer edhe për të vendosur gjelbërim, lule e të ngjashme”, ka shpjeguar arkitekti Islamaj për mesionin “Koha për Ndërtim”.
Bodrumi padyshim që është i mbushur me mbeturina dhe dikush rregullisht djeg paketa të ndryshme aty. Duke u kthyer në kohën e ndërtimit, mund të paramendojmë se sistemi i izolimit të bodrumeve nga ujërat nuk ka qenë në nivel, ndërtuesit dhe projektuesit francezë e kishin menduar hollë këtë gjë.
Ndër hapësirat e brendshme që kanë mbetur vetëm ndërtimi i vrazhdë si projektim i francezëve, në Baicë vërejtëm edhe disa gjurmë.
Stacioni i Baicës mbeti me plot mbeturina dhe traje të djegura. Por guri i fortë i kësaj zone qëndron ende sotik, ku vërehet kombinimi prej pesë gurës në secilin pozicion të derës dhe dritarës, që kombinohen mes vete sikur për të pasu fortësinë, ashtu edhe për t’u dukur bukur, por që ka edhe objekte të shkatërruara të hekurudhës./Ndërtimi.info/
