Connect with us

Aktuale

Shoqëria civile kërkon nga Lumezi hetim për milionat që iu dhanë Bechtel Enkës

Published

on

Disa organizata të shoqërisë civile i kanë shkruar një letër kryeprokurorit të Kosovës Aleksandër Lumezi, me anë të së cilës kërkojnë nga ai që të fillojë masa hetimore për abuzim të parasë publike të masave enorme.

Organizatat e nënshkruara janë Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë INDEP D+ Lëvizja FOL, Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) dhe Sbunker.

“Ne, organizatat e shoqërisë civile dhe individët e nënshkruar, mendojmë se ky rast do të duhej të shërbente si alarm për Prokurorinë e Republikës së Kosovës për të hetuar mundësinë për një abuzim të parasë publike të përmasave enorme”, shkruan në letrën dërguar Lumezit.

Letra e plotë:

Buxheti i Kosovës para disa ditësh humbi edhe 53 milionë euro me një vendim të vetëm qeveritar. I humbi sepse këto mjete nuk shkuan për ndërtimin e kilometrave shtesë të rrugës por si dënim për mos përmbushje të detyrimeve të kontratës nga ana e qeverisë së Kosovës. Këto mjete nga kuleta e përbashkët përfunduan në llogaritë bankare të një konsorciumi privat. E dyshimta tjetër këtu është se si një humbje e paqartë prej 14 milionë në 2017 u ngrit në 53 milionë brenda disa muajve.

Kur bëhet fjalë për shuma kaq të mëdha dhe siç dëshmuan rastet e mëhershme të arbitrazhit ndërkombëtar, ngjallen dyshime serioze se mos përmbushjet e detyrimeve të kontratës janë të qëllimshme dhe në bashkërendim të plotë me kontraktuesin. Mungesa e reagimit të prokurorisë në raste të më hershme, ka krijuar komoditetin e keqmenaxhimeve të fondeve publike. Çdo shkelje e ligjit duhet të marrë dënimin e merituar, por shkeljet e përmasave të tilla do të duhej të na alarmonin në nivel kombëtar.

Nëse Kosovës së lodhur nga varfëria kronike i plaçkiten me kaq lehtësi 53 milionë euro, si mund të ngjallë kjo shoqëri besimin te qytetarët e vet dhe të aspiroj të jetë shtet i së drejtës? Duhet të jemi të vetëdijshëm që kjo është humbja më e madhe e parasë publike, të paktën që dihet publikisht. Andaj, mos hetimi i kësaj me urgjencë do të ishte një lëshim i rëndë i institucionit të Prokurorisë.

I nderuar kryeprokuror i Kosovës, zhvatja e 53 milionë eurove ka adresën e institucioneve, ka vendimet e marra nga këto institucione dhe dokumentet përkatëse (kontrata specifike) të cilat shumë lehtë mund të tregojnë emrat e përgjegjësve ligjore për këtë plaçkitje të pasurisë publike. Është detyrë e juaja ligjore dhe morale që ta hetoni këtë punë deri në fund dhe në këtë përpjekje shoqëria civile do të qëndroj përkrah jush, por edhe në mbikëqyrjen tuaj.

Qytetarët e Kosovës e kanë kaluar testin e imunitetit ndaj korrupsionit. Në të gjitha hulumtimet, korrupsioni i nivelit të ulët (gjatë ndërveprimit mes qytetarëve dhe shtetit) është në nivelet më të ulëta në rajon. Por, siç tregojnë matjet e opinionit, këtë test assesi nuk po arrijnë t’a kalojë klasa aktuale politike, e cila përmes ndërhyrjeve të vrazhda vazhdon të minojë pavarësinë e gjyqësorit dhe të sigurojë pandëshkueshmërinë për vete dhe njerëzit e afërt me ta. Për fajin e këtyre politikanëve, qytetarët e këtij vendi vazhdojnë të mbesin të vetmin qytetarë evropianë të izoluar.

I nderuar kryeprokuror, në ditët në vijim do të shihet nëse ju do ta kaloni këtë test, duke vëzhguar nëse do t’i përmbushni obligimet e juaja kushtetuese e ligjore dhe zotimet të cilat i dëgjojmë nga ju dhe vartësit tuaj në të gjitha forumet në të cilat merrni pjesë. Apo do të vendosni të heshtni, duke i mbyllur sytë para këtij rasti flagrant. Nëse vendosni të heshtni, ju përkujtojmë se kjo shoqëri do t’ju mbajë si bashkëpërgjegjës dhe ju nuk do të keni më asnjë arsye morale dhe ligjore për të qëndruar në pozitën tuaj.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending