Aktuale
Lekaj: Zharku nuk pagoi “Bechtel&Enka”, financoi qindra projekte për fushatë

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka treguar ecurinë e pagesave dhe borxheve të mbetur ndaj kompanisë “Bechtel & Enka” që nga viti 2014 për autostradën “Arbën Xhaferi”.
Sipas tij, tani Qeveria po deturihey t’i paguajë 53 milionë euro si pasojë e papërgjegjshmërisë së ish- ministrit të Infrastrukturës, Lutfi Zharku.
Ai, tha se Zharku nuk qe nga viti 2015 nuk ka kryer obligimet financiare ndaj “Bechtel&Enka”, por ka financuar qindra projekte të tjera qe ishin obligim i kësaj ministrie, por është bërë qëllime fushate, shkruan Ndërtimi.info.
“Në vitin 2015 janë ndarë 90 milionë euro, 220 milionë euro më pak. Mjetet janë destinuar për projekte të reja. Nuk e di si thirret ky menaxhim përveç papërgjegjësi. Në vitin 2016, 227 milionë euro janë grumbulluar borxh. 111 projekte të reja elektorale rreth 81 milionë euro. Në vitin 2017 janë bërë 127 projekte të reja” tha ai.
ai tha se për tërë projektin duhen edhe mbi 160 milionë euro.
Ai, përmendi edhe letrat qe “Bechtel&Enka” në vazhdimësi që nga viti 2015 i ka dërguar me ankesa për mos alokim të mjeteve.
Në lidhje me koston prej 14.7 milionë euro, që ish- ministri thotë se është dashur të paguhet, Lekaj tha se kjo shumë nuk përfshinte zgjatjen e punimeve deri më 31 dhjetor të këtij viti.
“Nëse do të kryheshin obligimet dhe të mos shtiheshin projekte qe nuk janë të ministrisë nuk do të ishim këtu”, tha ai.
Sipas tij, qe nga fillimi është ditur se shuma e kërkuara është 63 milionë dhe se “ Bechtel&Enka” nuk tërhiqet, por duhet paguar.
Ai, tha se me marrëveshjen e arritur për pagesën prej 53 milionë euro “Bechtel&Enka” nuk do të bëjë me asnjë kërkesë shtesë, duke theksuar se ka pasur rrezik që shuma të ishte qindra mijëra euro më e lartë.
Ministri potencoi se pagesa do të bëhet në baza mujore dhe se shteti shpëton 5.5 milionë euro në muaj, derisa të gjitha pagesat duhet të kryhen deri në qershor te vitit te ardhshëm.
Ai, tregoi se Ministria ende nuk e ka buxhetin për të kryer pagesat, derisa tha se kur ka marrë mandatin janë gjetur në arkë të minsitrisë vetëm 180 milionë euro./ Ndërtimi.info
