Connect with us

Featured

Dyert dhe dritaret e drurit s’kanë “vdekur”, ato ende prodhohen në një qosh të Prishtinës

Published

on

Fjolla Smaili

Dyert dhe dritaret nga druri sa po shkojnë e po zhduken nga përdorimi i gjerë. Mirëpo një kompani në Prishtinë ende i prodhon ato, sipas dëshirës suaj. Ata prodhojnë në sasi goxha të vogla dhe vazhdojnë traditën e familjes Rama.

Bahredin Rama udhëheqësi i kompanisë Al-Druri ka treguar shumëçka për prodhimin, materialin të cilin e përdorin, ngjyrat që janë në trend dhe kërkesat e konsumatorëve. Ai tregon arsyen se pse druri po zëvendësohet çdo ditë e më shumë nga plastika e alumini.

“Konkurenca në mes drurit dhe plastikës  nuk duhet të jetë nëse bazohemi në materiale. Drurin të gjithë e dimë se çfarë karakteristika ka në ambientin e brendshëm. Por, është çështja e mirëmbajtjes dhe për këtë arsye njerzitë po anojnë nga plastika”, thotë Rama.

Për produktet e drurit duhet pritur më gjatë deri sa të përpunohen. Kjo ka bërë që druri të përdoret më shumë tek dizajnet dhe pjesët estetike në shtëpi.

“Përveç estetikës dhe ndjesisë të cilën ta ofron, druri është çdo herë i gjallë në krahasim me plastiken dhe në temperatura të ndryshme druri ndikohet ndryshe nga plastika. Plastika  sigurisht bymehet, tkurret e ka efektin  tjetër. E druri ka kondensim më pak, lagështi krijon ma pak druri në krahasim me plastiken, dhe iu qëndron mv shumë temperaturave të ulëta apo të larta, është më fleksibil duke iu përshtatur temperaturave”.

Por, përveç prodhimit, mjeteve të punës dhe makinerisë për të ardhur deri tek një produkt final kualitativ duhet të bëhet sigurimi i materialit  i cili më pas do të futet në përdorim.

“Ne edhe si familje që e kemi trashëguar këtë profesion po edhe si kompani kryesisht e kemi përdor drurin e bungut, pasi është më karakteristikë druri i bungut kuptohet është më i shtrenjtë dhe për atë është edhe më i vlefshëm e më i qëndrueshëm. Bungun me të cilin furnizohemi është kryesisht i salvonisë i cili është hibrit dhe më i veçantë për me punu”.

E në mesin e materialeve të cilat përdoren për prodhim përveç  bungut është edhe pisha. Kjo e fundit përdoret më shumë për shkak të karakteristikave, sikur është ngjyra.

Ndërsa sa iu përketë çmimeve, ato klasifikohen varësisht prej materialit dhe produktit. Mirëpo, në përgjithësi vëllezëritë Rama kanë treguar se çmimet për materialet të cilat punohet nga druri i bungut janë në përgjithësi më të shtrenjta.

“Çmimet janë konform kërkesës të myshetrive, bungu është më i shtrenjtë del me çmim më të lartë, por është më afatgjatë, eventualisht edhe arra, mirëpo ky është më i magët më i rrallë në tregun tonë”.

E për të gjithë qytetarët të cilët ia ka “mësy” që të ndërtojnë një shtëpi të re apo edhe  të ndryshojnë enterierin e shtëpisë së tyre Rama si njohës i mirë i kësaj fushe ju preferon të përdorni më shumë drurin. Kjo për shkak të ngrohtësisë dhe estetikës të cilin ofron.

Sa i përketë ngjyrave të cilat konsumatorët po i kërkojnë më shumë kohët e fundit apo ngjyrat të cilat janë në trend.

“Po kryesisht janë ngjyrat natyrale, e cila nuk lejon me humb strukturën e drurit. Si ngjyrat e kaftë e qelët e kaftë e pak më e mbylltë po në përgjithësi me pas strukturën dhe çasjen me drurin që mos mu dukë artificial dhe mos me u mbyllë struktura e drurit, vijat”, ka thënë Rama.

Kjo kompani ka filluar punën në vitin 1971 dhe ka vazhduar t’i bëjë ballë tregut edhe sot e kësaj dite. Kompania Al-druri ka punuar një numër të kafiterive me emër në Prishtinë në mesin e të cilave përfshihet Resataurant “Fshati”, Babel e Papillon.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Featured

Kompanitë kosovare ftohen të respektojnë Ligjin gjerman të furnizimit

Published

on

Ligji Gjerman i Zinxhirit të Furnizimit (Lieferkettensorgfaltspflichtengesetz – LkSG) ka hyrë në fazën e dytë të zbatimit më 1 janar 2024, duke zgjeruar fushëveprimin e tij për të mbuluar të gjitha kompanitë në Gjermani me mbi 1000 punonjës.

Zgjerimi do të shtojë rreth 2,000 kompani gjermane në kuadrin rregullator. Këto kompani do të aplikojnë kriteret që parashihen me ligj përgjatë gjithë zinxhirit të tyre të furnizimit dhe tek furnitorët jashtë Gjermanisë. Përfshirë këtu kompanitë nga Kosova që janë furnitorë të kompanive gjermane, apo që synojnë të bëhen furnitorë për kompani gjermane.

Ligji për Zinxhirin e Furnizimit u miratua në vitin 2021 dhe zyrtarisht hyri në fuqi më 1 janar 2023, duke iu kërkuar kompanive gjermane të plotësojnë kritere për të siguruar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut dhe çështjet mjedisore në zinxhirët e tyre të furnizimit global.

Ligji implementohet në tri faza: Në fazën e parë, ligji gjerman u aplikua për kompanitë me mbi 3000 punonjës në Gjermani. Përafërsisht 900 kompani të mëdha gjermane u detyruan ta zbatojnë ligjin.

Në vitin e parë të zbatimit, Zyra Federale për Çështjet Ekonomike dhe Kontrollin e Eksportit (BAFA) ishte përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e ligjit. BAFA kreu 486 inspektime të kompanive të mëdha për të vlerësuar pajtueshmërinë. Vlerësimi i përgjithshëm i BAFA ishte pozitiv, duke gjetur se kompanitë ishin përgjithësisht të suksesshme në krijimin e sistemeve dhe proceseve të nevojshme për të përmbushur kërkesat e Ligjit në fazën e parë.

Megjithatë, zgjerimi i zbatueshmërisë së Ligjit Gjerman të Zinxhirit të Furnizimit në ndërmarrjet e  mesme pritet të paraqesë më shumë sfida.

Kompanitë kosovare që nuk i zbatojnë kushtet e parapara me këtë ligj, nuk do të mund të vazhdojnë apo fillojnë eksportin në Gjermani.

Continue Reading

Aktuale

‘Autostrada Hangar’ do të hapë dyert për publikun më 5 Mars 2022

Published

on

Autostrada Hangar synon të gjenerojë bashkëjetesë mes komuniteteve duke punuar dhe prodhuar së bashku si një ekip dhe do të përdoret veçanërisht për të plotësuar nevojën urgjente të një edukimi joformal dhe programeve të ndërtimit të aftësive në mënyrë që të fuqizojë të rinjtë në Kosovë dhe rajon.

“Edhe pse hapësira jonë u përdor si një nga ambientet kryesore të edicionit të tretë në 2021, ku patëm një vit mjaft të suksesshëm me ekspozitën tonë ndërkombëtare, programin e zhvillimit të aftësive dhe edukimit, më 5 mars ajo do të jetë gati të hapë dyert e saj me një dizajn i ri dhe një program vjetor.

Deri më tani, ne kemi qenë të përkushtuar për të institucionalizuar “Autostrada Hangar” si institucioni i vetëm i artit bashkëkohor në Prizren përmes krijimit të një programi publik vjetor bazuar në nevojat e komuniteteve dhe partnerëve duke ndjekur parimin e gjithëpërfshirjes, duke e bërë programin të hapur për komunitete të ndryshme dhe më shumë. ekologjikisht të qëndrueshme”, shkruan në njoftim./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Asociacioni i Arkitektëve shpallë zgjedhjet për kryetar

Published

on

Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, njofton se duke u bazuar në Ligjin Nr. 06/L-043, për Lirinë e Asocimit ne Organizata Joqeveritare dhe Nenit 27, të Statutit të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, të vitit 2020, shpallë Zgjedhjet e rregullta për Kryetarin e AAK-së

Kuvendi zgjedhor i Asociacioni i Arkitektëve kosovar, do të mbahet të mërkurën, më 30.03.2022 nga ora 17:00, në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës – Prishtinë.

Ftohen, të gjithë anëtarët e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës që të marrin pjesë në kuvendin zgjedhor, dhe në frymën e konkurrencës së lirë dhe kandidimit, të shprehin vullnetin e tyre për tu kandiduar për pozitën e kryetarit të a-a-k, duke u mbështetur në nenin 33, të statutit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending