Connect with us

Aktuale

Stacionet e trenit që i mbyti koha dhe njeriu

Published

on

Në linjën hekurudhore Prishtinë – Pejë gjenden dhjetëra stacione hekurudhore të pozicionuar në fshatra përgjatë kësaj linje. Mirëpo, shumica e tyre janë në gjendje si mos më keq.

Mure të shkatërruar, pjesë të tyre të rëna në tokë e ato që kanë mbetur janë të mbushura më shkrime të ndryshme deri në ato më banale, pa dyer e dritare, shkallë të dëmtuara, bodrume të mbushura me mbeturina e çdo e pëllëmbë e demoluar. Kjo është gjendja e shumicës së këtyre stacioneve.

Në Vitin 1874 filloi qarkullimi i linjës hekurudhore Hani i Elezit – Fushë Kosovë – Mitrovicë. Stacioni i Fushë Kosovës njihej si ai i Prishtinës, i cili ishte ndërtuar në mes viteve 1870 – 1874.

Prishtinë – Pejë është ndër linjat e pakta funksionale në ditët e sotme. Përveç hekurudhës, në këtë linjë u ndërtua kolana e stacioneve të trenit, që sot janë edhe pjesë e trashëgimisë kulturore të Kosovës.

Në parim të gjitha stacionet kanë një përbërje. Kanë vendin ku është administrata, vendin për shtije të biletave, hapësirën e pritjes, por edhe një pjesë që ka shërbyer si banesë. Mirëpo, kjo linjë ka shumë objekte me tipologji të ndryshme.

Stacioni i trenit në Prishtinë, gjendjet pranë lagjes Dragodan. Përveç hapësirave të shfrytëzuar nga personeli, në këtë stacion banon një familje, ndërsa një pjesë tjetër është shndërruar në lokal nate për të rijnë.

Stacioni i trenit në Fushë Kosovë është rindërtuar dhe tani ka një hapësirë të madhe. Në hyrje ka korridore që zgjaten direkt në platon e stacionit. Dikur nga ky stacion ke mundur të shkelësh shumë vende, e sot as në pamje nuk ta jep këtë përshtypje. Ky stacion ka një holl të madh me pllaka tejet të vjetërsuar, disa lokale në katin e parë dhe dhjetëra sportele nga të cilat funksionale janë dy apo tri. Gjithashtu ka edhe katin e dytë, por që është jashtë funksionit. Si edhe në çdo stacion tjetër treni në Kosovë edhe këtu bodrumi është i mbushur me mbeturina.

Stacioni në Bardh apo i njohur si Bellaqevc është i vogël, por i rinovuar dhe në gjendje relativisht të mirë. Por, në këtë gjendje nuk është stacioni në fshatin Doroshevc. Ai sot është i shkatërruar.

Arkitekti Herolind Islamaj, për një vit ka punuar duke analizuar deri në detajin më të vogël secilin prej këtyre stacioneve.

“Stacioni i Bardhit ose i Dobroshevcit ekziston edhe sot, por jo në gjendjen siç ka qenë. Ka tipologji të njëjtë me stacionin e Bardhit të Madh dhe me stacionin e Prishtinës. Ky stacion është ndërtuar nga një material tjetër nga ai që janë ndërtuar stacionet tjera. Është ndërtuar nga materiali i tullës dhe materiali natyror, druri”, tregoi ai për emisionin “Koha për Ndërtim”.

Ndërsa, një stacion tjetër që për dallim nga shumica sot funksional, është stacioni në Drenas. Stacioni qëndror është shndërruar në lokal. Infrakos mbanë në funksion një ndërtesë të vogël, ndërsa të gjitha ndërtesat tjera mbahen për nevoja jashtë hekurudhave.

Ukë Shala nga Infrakos, thotë se ky stacion është dëmtuar gjatë luftës dhe është dhënë me koncesion në vitin 2006, me kushtin që të rinovohet. Kulmi ka ndryshuar i tëri, ndërsa brenda ndryshimet janë pasi është shndërruar në restorant.

“I vetmi stacion që është me koncesion është i Drenasit. Është dhënë në vitin 2006 pasi hekurudha nuk ka pasur mundësi ta rindërtojë sepse ka qenë i djegur tërësisht gjatë luftës. Pala e ka marrëveshjen prej viti 2006 deri më 2021”, thotë ai.

Sipas Shalës, kontrata ka pika ku thuhet se duhet të ruhet origjinaliteti i stacionit si dhe gjendja e tij.

Stacioni i Drenasit është i pari që fillon me ndërtimin pa tullat e njohura njëshe.

Në fshatin Baicë është një objekt i vogël treni, por i harruar. Tërësisht jashtë funksionit e në gjendje katastrofale. Funksioni i vetëm që kryen gjatë këtyre ditëve të nxehta vere është se bëhet strehë për lopët.

Ai, dikur ishte magjepsë. Ishte ndërtuar me gurë nga vendi, të marrë vetëm pak metra larg vendit ku është ndërtuar. Kulmin e ka të llojit të varëses së dyfishtë. Ai, ishte projektuar dhe ndërtuar nga francezët.

“Dritarja e mbyllur që bie në sy, sipas gojëdhënave dhe formës në fasadë është lënë me qëllimin e vetëm që të ruhet ritmi në arkitekturë. Kjo pjesë gjithashtu ka shërbyer edhe për të vendosur gjelbërim, lule e të ngjashme”, ka shpjeguar arkitekti Islamaj.

Në fshatin Murgë gjendet një stacion tjetër i trenit. Pak metra më larg edhe një urë mbi një përroskë që dërgon ujë në lumin Drenica. Edhe ky stacion nuk ka gjendje më të mirë. Është tërësisht i dëmtuar. Por, që kishte një punë të mirë gurore. Ka një tipologji më ndryshe se të tjerët.

Duke qenë se ky stacion është ndërtuar me gurë vendës, një punëtorë ka gdhendur dy apo tre të tillë brenda ditës.

Arkitekti, Herlondin Islamaj për çdo stacion ka nga një propozim për jetësimin e tyre, duke shtuar edhe pjesë të reja. Ai, tregon propozimin për këtë stacion.

“ Në këtë stacion ka një pjesë për banim dhe nuk shfrytëzohet. Këtë pjesë kam propozuar të kthehet në bujtinë për ata që kalojnë në këtë hekurudhë, pasi këtu ka pamje tepër të mirë malore dhe ka gjithashtu edhe lumenjë. Pjesa qendrore për udhëtarë të kthehet ashtu siç ka qenë dhe pritja të jetë në stacion dhe jo nëpër kënde duke ndjekur hijet. Ndërsa, edhe pse e administratës të kthehet siç ka qenë. Tek pjesa e bujtinës kam bashkëngjitur edhe një restorant që do të dallonte prej materialit të vjetër në të ri”, tregoi ai në emisionin “Koha për Ndërtim.

Në objekt është një pjesë që ka shërbyer për të vëzhguar hekurudhën, një lloj pike kontrolli.

Çdo stacion ka pasur edhe toaletet të ndërtuara me gurë me stilin e njëjtë sikur stacionet.

Në Klinë gjejmë dy gjëra interesante që janë ruajtur. Në pritore mund të shihen ulëset origjinale të dikurshme, dhe lartë në banesë mund të shihen shkallët e drurit që kanë qenë të njëjta sikur ato të dëmtuarat në stacionet paraprake. Në Klinë gjendja e stacionit konsiderohet e pranueshme, pasi ka staf dhe dikush të paktën kujdeset.

Udhëtimin e vazhdojmë në drejtim të Pejës dhe kalojmë disa stacione. Ndalemi në Zahaq, një nga fshatrat para Pejës. Stacioni aty është i shkatërruar nga njerëzit dhe i mposhtuar nga natyra.

Pjesa e stacionit për mallra është e mbushur me bimë që kanë zënë vend dhe mbeturinat e përcjellin afër. S’ka dritare, dyer e as kulm. Del në hekurudhë dhe pak metra më tej është stacioni i mbuluar nga bari. S’ka shenja jete aty, teksa tek pjesët tjera nuk mund të çasesh fare nga bari i gjatë që ka mbirë këtë prag vere. Ky stacion duket i vdekur edhe pse aty kalon treni i Pejës.

Tutje një stacion i vogël është në fshatin Qyshk. Gjendja e këtij stacioni të bën të mendosh se është në qyshkun e botës ku askush nuk ia vë sytë.

Fjala itinerar vjen nga vet fjalori i hekurudhave dhe trenit. E finalja e këtij itenerari është Peja. Dikur dukej kështu. Atje stacioni është bindës dhe gjendja e tij është më e mirë e funksionimit. Platoja përpara është e madhe. Dyert ende janë origjinale. Brenda pritores ku edhe blihen biletat njerëzit mbajnë rend, teksa mbi kokë kanë një tavan që ka një stil interesant, por i lodhur nga mospërkujdesja. Prerja në mes, ku dikur shihet se ka basur abazhur, është e njëjtë me atë në dysheme. Një derë tashmë e mbyllur dikur të dërgonte në bufe, e sot është vendpushim për punëtorët e trenit. Në zyrat e administratës një orë shumë e vjetër më nuk punon, por e zbukuron vendin. Zyra e drejtorit është me po atë dizajn sikur ka qenë dikur. Një orman pas derës daton që nga ditët e para të stacionit. Këtu janë edhe disa banesa. Shkallët me terracer të dërgojnë lartë, e dora shkon tek druri për mbajtje që ka gdhendje të mirë.

Toaletet e dikurshme janë shndërruar në restorant.

Aty ku ka qenë vendi për ngarkim dhe shkarkim të mallrave sot i ka dyert e mbyllura. Një gyp nga ato hapësira derdh mbetjet në hekurudhë, teksa në anën tjetër sheh se ato janë lokale tashmë që shfrytëzon nga dikush tjetër. Krejt në një anë tjetër, dikur parkoheshin lokomotivat e në gjendje pune dukej kështu. Sot as që mund t’i afrohesh.

Të gjithë këta stacionë deri në vitin 1999 kanë qenë në gjendje të mirë. Të gjithë banorët tregojnë storjen e njëjtë. Është dëmtuar nga vet banorët e fshatrave. Kjo është fatkeqësia.

Por, planet për rregullim të stacioneve duken larg. Këtë e argumenton pasiguria në përgjigje nga zyrtari i INFRAKOSIT.

“Rehabilitimi i linjave qysh ka filluar nga Hani i Elezit për Leshat do të ketë investime edhe për të tjerat linja. Karahas rehabilitimit do të bëhet edhe adaptimi dhe rindërtimi i objekteve hekurudhoredhe të gjitha objekteve përcjellëse”, tha Ukë Shala.

Këta stacionë edhe pse shumë të dëmtuar, janë plot me vlera dhe mos e anashkaloni shkuarjen me tren nga Prishtina në Pejë, që përgjatë rrugës t’i shikoni të gjithë. /ndërtimi.info/

 

 

 

 

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending