Aktuale
Prizreni synon t’ia kthejë kallëdrëmet rrugëve të Qendrës Historike
Prizreni po synon që të kthejë kalldrëmet në rrugët e Qendrës Historike të qytetit, ndonëse ky projekt sipas Komunës është i kushtueshëm.
Komuna e Prizrenit në krye me Mytaher Haskukën po kritikojnë qeverisjen e kaluar që kanë lejuar shkatërrimin e kalldërmeve në rrugët në Qendrën Historike të qytetit.
Në njoftimin e komunës thuhet se gjatë punimeve në të kaluarën, kalldërmet nuk janë kthyer në vendin e vet, janë dëmtuar ose nuk janë vendosur si më parë.
Megjithatë, tani komuna nëpërmjet Drejtorisë së Shërbimeve Publike në këtë rrugë janë duke vazhduar punët në trotuaret që më pas të vazhdojnë me sanimin e kubëzave në rrugë, shkruan Ndërtimi.info
“Kalldërmet e rrugëve në Qendrën Historike të qytetit, janë në gjendje të mjerueshme. Gjatë punimeve në të kaluarën, kalldërmet nuk janë kthyer në vendin e vet, janë dëmtuar, ose nuk janë rivendosur si më parë. Nëpërmjet Drejtorisë së Shërbimeve Publike, në këtë rrugë jemi duke vazhduar punët në trotuare dhe pas përfundimit të intervenimeve në trotuare do të vazhdojmë me sanimin e kubëzave në rrugë. Në të ardhmen mendojmë për rikthimin e kalldërmit në të gjitha rrugët e Qendrës Historike të qytetit. Ndonëse është projekt i kushtueshëm, për vizitorët e qytetit të Prizrenit kalldërmi është “guri” identifikues ku shtrihet qyteti i vjetër i Prizrenit”, thuhet në njoftimin e komunës.




