Connect with us

Aktuale

Vendet që duhet t’i vizitoni në Ballkan, mes tyre edhe Gjakova

Published

on

Gadishulli i Ballkanit është një nga destinacionet më interesante në Europë.

Përkundër destinacioneve të famshme, sikur Dubrovniku, Sarajeva dhe Beogradi, ende ka vende që duhet t’i zbuloni në Ballkan.

Më poshtë është lista e vendeve që duhet t’i vizitoni në Ballkan – mes tyre The Culture Trip ka zgjedhur edhe Gjakovën.

Maribor, Sloveni

Maribor është qyteti i dytë më i madh i Sllovenisë, pas kryeqytetit Lubjanës. I vendosur në lumin Drava, Maribor ka një qendër të lezetshme të vjetër me ndërtesa mahnitëse, kisha, muze dhe kopshte. Pas një shëtitje në qytetin e vjetër, mos humbisni shansin që të shijoni verëra të shkëlqyera sllovene në Shtëpinë e Vjetër. Në këtë vend të bukur, ju do të gjeni një përzgjedhje të madhe të verërave nga rrushi më i vjetër në botë.

Sibenik, Croatia

Sibenik është qyteti bregdetar në Adriatik, i cili është i mbushur me vende të mrekullueshme historike, pallate të Rilindjes dhe sheshe të bukura. Gjëja më e bukur është të kalosh në rrugët me kalldrëm të bukur në qendrën historike te qytetit. Pran Sibenik gjendet parku Kombëtar Krka, një zonë natyrore me shtatë ujëvara, mullinj dhe shumtë dhe disa manastire të vjetra.

Trebinje, Bosnje dhe Hercegovina

Trebinje është ndoshta sekreti më i madh i Bosnjës dhe Hercegovinës. Vendi në formë zemre është shtëpia e shumë thesareve – destinacion i përsosur. Trebinje është vetëm 28 km nga Dubrovniku, prandaj mbajeni  mend për aventurën tuaj të ardhshme.

Subotica, Serbi

Subotica është perlë e vërtetë e fshehur e Serbisë. Ky qytet i mrekullueshëm multikulturor, i vendosur në rajonin verior të vendit, është shtëpia e serbëve, hungarezëve dhe kroatëve. Tre vendet që duhet t’i shihni në qytet janë Sinagoga e Suboticës, Bashkia e Subotikës dhe Galeria e Arteve Moderne.

Gjakovë, Kosovë

Gjakova është qytet i bukur që ndodhet në vendin më të ri në Europë, Kosovë. Ky vend shpesh anashkalohet nga vizitorët e tërhequr nga qyteti më i njohur historik i Prizrenit. Megjithatë, ky qytet simpatik ju ofron vizitorëve një pazar tradicional, xhami të bukura dhe një muze interesant etnografik perfekt për zbulimin e historisë së Gjakovës.

Korçë, Shqipëri

Shqipëria është shtëpia e vendeve të mrekullueshme si Riviera, qytetet historike si Berati dhe Gjirokastrës, dhe kryeqyteti i gjallë, Tirana. Toka e shqiponjave ka disa xhevahire të fshehura, të tilla si Korça, një qytet i këndshëm kulturor i vendosur në jug të Shqipërisë. Përveç katedrales madhështore ortodokse dhe Muzeut Kombëtar të Arsimit, Korça ka një nga pazaret më të bukura në vend, një vend i përkryer për të pirë një kafe, për të bërë pak shëtitje dhe për të shijuar ushqimet e shijime shqiptare.

Manastiri, Maqedoni

Së bashku me kryeqytetin, Shkupin dhe liqenin e bukur të Ohrit, Maqedonia ka vende të tjera të mrekullueshme dhe të fshehura, siç është Manastiri, qyteti më i vjetër në vend i themeluar nga Filipi II i Maqedonisë (babai i Aleksandrit të Madh ). Qyteti i vjetër i Manastirit është një përzierje perfekte e ndërtimeve otomane, vendeve të lashta dhe ndërtesave jugosllave.

Janinë, Greqi

Janina është sekreti më i mirë i Greqisë. E vendosur në brigjet e liqenit Pamvotida, Janina është një qytet shumëkulturor. Qendra historike e qytetit dhe kalaja, e cila është kalaja më e vjetër bizantine në Greqi, janë dy pika që duhet t’i vizitoni me patjetër. Gjithashtu, sigurohuni që të rezervoni një shtije përgjatë liqenit që ta shihni Janinën spektakolare.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending